Dymbëdhjetë minuta për të ditur jo vetëm nëse jeni pozitiv por edhe sa shumë sëmurë jeni dhe nëse keni krijuar antitrupa.
Kjo është e mundur vetëm prej një testi të ri i cili mund të identifikojë pacentët që janë më të rrezikuar
Testi i zhvilluar nga platforma Afias Point of Care, shpërndarë nga A. Menarini Diagnostics në Itali dhe në vendet e tjera të Evropës, nuk përdor material të marrë përmes tamponit nga ezofagu por praninë e antigjenit përmes kërkimit të proteinave specifike të virusit edhe jashtë një laboratori analize apo dhome urgjence dhe jep përgjigje në kohë shumë të shkurtër.
Antigjeni zbulohet përmes një reaksioni biokimik i cili lëshon nje sinjal fluoreshente. Ky sinjal ka një shkallë të lartë të ndjeshmërisë që lejon jo vetëm të zbulohet prania e mundshme e virusit, por edhe i siguron operatorit një tregues të ngarkesës virale të pacientit e shprehur në vlera numerike; në fakt, sa më intensiv të jetë fluoreshenca, aq më e lartë është ngarkesa virale. I njëjti instrument mund të përdoret për hetimin serologjik duke matur sasinë e antitrupave IgM dhe IgG të pranishëm në gjakun e pacientit. Procedura është e njëjtë, por ndryshon lloji i mostrës që do të analizohet, që në këtë rast, mblidhet përmes një vrime dixhitale (marrje mostre kapilare) ose përmes një kampionimi venoz.
Kompania ka njoftuar se aktualisht janë në dispozicion dy modele: Afias 1, i cili ju lejon të kryeni një provë në të njëjtën kohë, dhe Afias 6, i cili lejon ekzaminimin e gjashtë mostrave njëkohësisht. Me të njëjtën platformë është gjithashtu e mundur të kryhen teste serologjike, duke zbuluar praninë dhe sasinë e antitrupave IgM dhe IgG nga mostra e gjakut e një pacienti. Me përdorimin e Afias 6, për shembull, tre pacientë mund të kenë njëkohësisht, në 12 minuta, rezultatet e testeve serologjike dhe antigjenit.