Kosova & Rajoni

COVID/ 14 viktima dhe 583 raste te reja infeksioni në 24 orët e fundit në Kosovë

11 Shtator 2021, 15:09| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 15:11

  • Share

14 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije po ashtu se në 24 orët e fundit u regjistruan 583 raste pozitive me COVID.

Në total numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë ka shkuar në 18548. Varianti Delta është përhapur gjerësisht në Kosovë, duke rënduar situatën me pandeminë.

Ndërkohë vendi vijon edhe me procesin e vaksinimit, ku në 24 orët e fundit janë kryer 19807 doza, duke e çuar numrin total në 1.015.733. 355.633 persona janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?