Covid/ Në Itali regjistrohen 15 viktima! 140 mijë vdekje në Shtetet e Bashkuara... 80 mijë humbje jete në Brazil

21 Korrik 2020, 09:03| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 17:28

  • Share

Në SHBA numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga infeksioni i koronavirusit është rritur në më shumë se 140 000.

Sipas asaj që del nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, totali i infeksionet në vend ka shkuar në më shumë se 3 milionë e 800 mijë.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar më shumë se 41 mijë raste të reja të identifikuar pozitiv me Covid-19.

Gjithashtu ka patur edhe 321 viktima nga koronavirusi.

Ora 17:25
Në Itali regjistrohen 15 viktima dhe 129 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 15 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35 073 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 129 raste të reja pozitiv për një total prej 244.752

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 269 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 197 431.

Në Itali ka aktualisht 12 248 raste aktive Covid-19.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 1 viktimë nga koronavirusi për një total prej 16 797 vdekje, si edhe 34 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 582 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Ora 12:49
Covid/ Ukraina regjistron 60 mijë raste infeksioni! Në Rusi 12 560 viktima

Në 24 orët e fundit Ukraina ka raportuar 637 raste të reja infeksioni nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në vend totali i personave të identifikuar pozitiv, që prej fillimit të pandemisë është rritur në më shumë se 60 mijë.

Gjithashtu në Ukrainë, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej Covid është 1518, teksa në 24 orët e fundit pati edhe 20 vdekje.

Në Rusinë fqinje, janë raportuar në total 782 raste të personave të testuar me infeksionin e koronavirusit kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve, prej fillimit të emergjencës shëndetësore është më shumë se 12 560

Ora 09:13
Bolivi/  Pandemia e Covid-19 përhapet me shpejtësi në kryeqytetin La Paz


Pandemia e koronavirusit po përhapet shumë shpejt në La Paz, kryeqytetin e Bolivisë, dhe në Cochabamba, në pjesën perëndimore të vendit.

Zyrtarët shëndetësorë kanë ngritur alarmin teksa në kryeqytet pacientët po vdesin në shtëpitë e tyre pa arritur të marrin shërbim në spitalet e tejmbushur me të prekur nga infeksioni.

Që nga java e kaluar, kurba e Covid  është bërë gjithnjë e më e pjerrët.

Në La Paz ka më shumë se 9500 raste koronavirusi.

Bolivia, e cila ka 11 milion banorë, deri më tani ka regjistruar në total 60,000 raste të infektimit dhe 2,151 vdekje.

Ora 09:11
Argjentina regjistron rekord ditor viktimash nga Covid-19


Argjentina regjistroi një rekord ditor prej 113 vdekjesh nga koronavirus në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave, numri i pergjithshëm i atyre që kanë humbur jetën nga infeksioni, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 1373.

Kjo shifër rekord vjen në një kohë kur ky vend i Amerikës së Jugut hoqi disa prej masave të vendosura si pjesë e kufizimit të detyrueshëm dy-javor të vendosur në kryeqytet dhe periferitë e tij, ku janë përqendruar 90% e rasteve të infeksionit.

Rreth 14 nga 44 milionë argjentinasit jetojnë në Buenos, ku u imponua kufizim i rreptë nga 1 deri në 17 korrik.

Ora 09:09
Brazili regjistron në total mbi 80 mijë vdekje nga infeksioni i Covid


Brazili ka tejkaluar 80,000 vdekje nga Covid-19 për mbi 2.1 milion raste të konfirmuara të infeksionit.

Në veçanti, sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë braziliane, në 24 orët e fundit në vend ka pasur 632 vdekje të reja, që e rrisin numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të emeegjencës shëndetësore në  80.120.

Autoritetet braziliane regjistruan në 24 orët e kaluara më shumë se 20 mijë raste të reja të identifikuar pozitiv me infeksionin e koronavirusit, të cilat e kanë rritur totalin e të prekurve në 2,118,646.

Ora 09:06
Meksikë/ Rriten me 301 raste vdekje të dhënat e pandemisë Covid-19


Ministria e Shëndetësisë e Meksikës raportoi se gjatë 24 orëve të kaluara në vend janë identifikuar me infeksionin e koronavirusit mbi 5000 pacientë.

Gjithashtu numrit të përgjithshëm të vdekjeve i janë shtuar edhe 301 viktima të tjera Covid.

Në vend totali i infeksioneve ka shkuar në rreth 350 mijë kurse totali i viktimave është rritur në afro 40 mijë.

Sipas autoriteteve qeveritare, numri i vërtetë i të infektuarve ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë se rastet e konfirmuara.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?