44 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 nga 904 testime të kryera në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 19 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Delvinë, Sarandë, nga 1 qytetar në Durrës, Krujë, Patos, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Skrapar, Elbasan.
Janë 260 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,975 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Maj 2022)
- Raste të reja ditore 44
- Të shëruar në 24 orë 13
- Të shtruar në spitale 8
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 904
- Testime totale 1,819,846
- Raste pozitive 275,732
- Raste të shëruara 271,975
- Raste Aktive 260
- Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 148
- Fier 33
- Korçë 15
- Vlorë 14
- Shkodër 12
- Gjirokastër 10
- Elbasan 8
- Lezhë 7
- Berat 4
- Durrës 4
- Kukës 3
- Dibër 2
Komente
