COVID 19 dhe pasojat që la në shëndetin mendor, botimi i dy motrave psikologe: Nevojë kritike për trajtim

14 Gusht 2022, 15:50| Përditesimi: 14 Gusht 2022, 15:53

  • Share

Pandemia e COVID 19 dhe ndikimet e saj në gjendjen e emocionale të qytetarëve apo çrregullimet në shëndetin mendor, i kanë shtyrë dy motrat Manjola dhe Qerime Daçi, të dyja me profesion psikologe, të botojnë një libër mbi shëndetin mendor të njeriut. Në librin e tyre “Çrregullimet e shëndetit mendor” janë të studiuara dhe paraqitura 11 sëmundje që lidhen me këtë problem.

“Që dy vjet, kemi mbaruar librin ,tani e kemi botuar. Në pandemi e kemi bërë studimin e librit psikologjik. Këtu kemi folur mbi personalitetin e njeriut, kemi folur mbi ç’rregullime mendore, kemi folur mbi sëmundjet mendore të vetë njeriut, kemi bërë dhe ndarjet e përqindjeve të tabelës së lumturisë, kemi bërë përqindjen e ekuacionit të shëndetit mendor.”

“Çrregullimet mendore kanë një përqindje më të lartë se llojet e gjendjeve si emocionaliteti, gjendjet shpirtërore, gjendja e të menduarit, gjendja e të vepruarit , gjendja e të konceptuarit të njeriut , përqindja e tyre është më e ulët te njeriu.”

Teksa pandemia e COVID 19 po mbush gati tre vjet që ka nisur psikologet bëjnë apel për seanca terapeutike dhe trajtim të vazhdueshëm për këdo që ka  ka vuajtur dhe ka probleme me ankthin, depresionin, çrregullime të sjelljes apo skizofreninè, . pasi ndikimet që pasojnë do të jenë të pallogaritshme.

“T’i japim sa më shumë rëndësi shëndetit mendor të njeriut.”

“Trajtimin ta bëmë fillimisht duke u konsultuar me vetveten e tij, të ketë një dialog me veten , të kuptoj vetveten ku arrin, çfarë ka dhe çfarë e shqetëson. Nëse ai nuk arrin t’i kuptoj me vetveten e tij këto lloj pyetjesh ai duhet patjetër që të konsultohet me një psikolog.”

Psikologët thonë se është domosdoshmëri dhe nevojë kritike për t’u informuar dhe kushtuar më shumë vëmendje shëndetit mendor.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?