‘Covid 1984’, Namik Dokle në Panair me botim të ri, rrëfen ndryshimet tek lexuesi: Ka ardhur koha që organet të mendojnë për librin!

16 Nëntor 2022, 18:19| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 19:40

  • Share

Shkrimtari Namik Dokle vjen në këtë Panair me botimin e  ri “Covid 1984”, që sjell ngjarje të pandemisë, rrëfime nga e kaluara e regjimit komunist e ngacmime inspiruese nga filozofia orwelliane.  Libri promovohet nesër në orën 17.00 në stendën “Toena”, ndërkohë Dokle flet edhe  për faktorët që e çojnë numrin e lexuesve në ulje dhe i bën thirrje organeve shtetërore, që të mendojnë më shumë për kulturën e librit.

 

Z. Dokle, ju gjejmë në këtë Panairi me grusht librash, pra, vini jo vetëm si autor, por edhe si lexues?

Patjetër! Nuk mund të bëhesh kurrë autor, pa qenë lexues. Madje duhet të jesh 100 herë lexues, që të bëhesh një herë autor. Kam një roman të ri, të titulluar “Covid 1984”, i cili merr spunto nga Covidi, po nuk i dedikohet tërësisht pandemisë. Por ajo çka më gëzon në këtë panairi, krahas librit të rinj, është edhe përkthimi dhe botimi në spanjisht i “Vajzat e Mjegullës”, për të cilat po ashtu do të flasim nesër.

Nëse rikthehemi tek botimi i ri , 1984, ju ndaleni në ngjarjet në Shqipëri?

Patjetër që po. Unë kam luajtur me titullin e romanit të famshëm ‘1984’ të Orëellit, dhe në roman ngjarjet zhvillohen në një spital covidi aktual, por të sëmurët që janë aty, janë njohur me njëri tjetrin në vitin 1984, 1985 dhe kanë mjaft probleme dhe fillojnë e rikujtojnë çfarë ka qenë viktima dhe çfarë xhelati. Dhe kjo është metafora jo vetëm e një sëmundje por metafora e pendimit për atë që nuk kemi bërë dot në kohërat kur kemi pasur mundësi ti bëjmë. Madje deri në momentet e fundit mendoja që romanin ta titulloja “Pendimia”.

 

Si ndihet një shkrimtar, pas sondazheve të trishta se po humbasim lexues çdo ditë?

Kjo është një sëmundje në fakt, dhe vjen edhe si pasojë e faktit që lexohet shumë në rrjetet sociale dhe libri lexohet më pak. Dhe duke qenë se botohen shumë më tepër libra se përpara duket se lexuesi është pakësuar. Për shembull autorja e librit “Papirus”, Irene Vallejo, e botuar dhe në shqip, thotë që “sot në bot çdo 30 sekonda botohet një titull dhe çdo orë botohet 120 tituj. Po në 24 orë”. Ajo bën një llogari dhe thotë, “një lexues gjatë jetës së tij mesatarisht 60-70 vjeçare mund të lexojë vetëm aq tituj sa botohen në një ditë”. Pra relativisht do të bjerë numri i lexuesit me numrin e madh të botimeve. Edhe një numër i madh i botimeve, mund të shikohet si diçka shumë e mirë, sepse do të thotë më shumë mundësi zgjedhjeje. Pra një lexues do që jo vetëm të lexojë ai librin, por edhe libri ta lexojë atë... Por, natyrisht, sa i përket anës zyrtare normalisht ka ardhur koha që organet shtetërore të mendojnë shumë më tepër për kulturën e librit...”, thotë më tej.

 

 

 

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jeri: 06/01/2023 23:26

    E keni nigju kët loqen kur fol për fisin e vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?