Në të gjithë botën numri i rasteve pozitive nga infeksioni i koronavirusit ka kapërcyer shifrën e 2 milion e 500 mijë kurse të vdekurit janë më shumë se 177 500.
Në SHBA u regjistruan 2751 viktima në 24 orët e fundit për një total prej rreth 45 mijë vdekje kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi është më shumë se 800 000. Vetëm në harkun kohorë të 36 orëve u regjistruan 40 000 raste të reja infeksioni.
Raste masive infeksioni janë regjistruar në një burg në Ohajo ku janë raportuar më shumë se 2000 të prekur midis të burgosurve dhe stafit.
Por Presidenti Trump nuk e humb optimizmin. "Unë shoh një dritë në fund të tunelit të koronavirusit"- tha manjati teksa mbështëti vendimin e 20 shtete amerikane për të rihapur ekonomitë e tyre.
Autoritetet amerikane, vala e dytë mund të jetë më e keqe
“Një valë e dytë e infeksionit mund të jetë më vdekjeprurës se ai aktual, sepse do të mbivendosej me sezonin e gripit”.
Kjo është ajo që frikëson Qendrën e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Cdc).
"Ekziston një mundësi që një sulm ndaj virusit gjatë dimrit të ardhshëm mund të jetë më i vështirë sesa ai që po kalojmë tani," tha drejtori i CDC Robert Redfield në një intervistë me Washington Post.
Bllokada e emigracionit në Shtetet e Bashkuara do të zgjasë 60 ditë.
"Eshtë "një urdhër i fortë ekzekutiv", tha Presidenti Trump, duke sinjalizuar se ai "ka të ngjarë" do ta firmosë atë sot.
Pezullimi nuk ka të bëjë me viza të përkohshme por vetëm kërkesa për qëndrim të përhershëm. "Do të ketë njerëz që do të vazhdojnë të vijnë", siguroi Trump, duke sinjalizuar se zgjatja ose ndryshe bllokada e imigracionit përtej 60 ditëve do të varet nga situata ekonomike.
200 kilogramë Idrosiclorochin, ilaçi që do të shërbejë për të realizuar qindra mijëra kapsula që tani po testohen si kura e parë anti-koronavirus po vijnë nga Azia drekt Firences në Itali.
Sipas "La Repubblica", ky ilaç dobëson dëmet që mund të shkaktojë COVID-19 në mushkri dhe mundëson shërimin nga sëmundja.
Drejtori i institutit farmaceutik ushtarak të Reginaldo Giulianit, koloneli Antonio Medica nuk tregon se nga do të vijë materiali.
Ai tha se nuk është sekret ushtarak, por diçka e përafërt.
Koloneli Medica shtoi se ka një kërkesë të madhe në treg për këtë produkt mjekësor dhe po mendojnë që të bëjmë një porosi më të madhe të ilaçit.
Ministri i Shëndetësisë së Italisë Roberto Speranza ka ngarkuar me këtë detyrë strukturën historike Fiorentine që prodhon ilaçe që prej viti 1931.
Vendimi për të prodhuar ilaçe anit-covid në Toskana është marrë që në datën 7 prill nga kryeministri i Italisë Giuzepe Conte.
"Kemi një porosi për të prodhuar 200 kapsula nga rajoni i Toskanës", thotë koloneli Medica, i cili shtoi se në këto laboratorë do të çertifikohen produktet mjekësore anti-covid.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 437 viktima nga koronavirusi, për një total prej 25 085 vdekje që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shëruarve sot është 2943 për një total prej 54843
Autoritetet raportuan gjithashtu edhe për 3310 raste të reja pozitiv nga Covid-19 për një total prej 187 327
Në kujdesin intensiv janë të shtruar 87 pacientë më pak se dje për një total prej 2384
Në Lombardi ka pasur 1,161 raste të reja të koronavirusit dhe 161 vdekje në 24 orët e fundit. Gjithashtu në këtë rajon ka vazhduar rënia e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv dhe është rritur numri i të shëruarve.
Për të tretën ditë radhazi italia ka regjistruar rënie në numrat e rasteve të rinj të, identifikuar pozitiv nga koronavirusi krahas rënies së mprehtë të numrit të pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv dhe jo intensiv si dhe rritje të numrit të të shëruarve.
Këto të dhëna konfirmojnë trendin pozitiv të kontrollimit të epidemisë me përjashtim të numri të viktimave por sipas autoriteteve, vdekjet janë parametri i fundit që normalizohet
Maddalena Passera, anesteziste, është viktima e fundit në rradhët e bluzave të bardha vrarë nga koronavirusi në Itali, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 145.
Lajmi u dha nga Federata Kombëtare e Urdhërve të Kirurgëve dhe Stomatologëve (Fnomceo).
Pak kohë më parë, dy emra të tjerë të mjekëve që kishin humbur jetën duke shërbyer pacientëve ishin Alberto Santoro, një mjek familje, dhe Pasqualino Andreacchio, një kirurg në pension i specializuar në urologji, i cili kishte vendosur të kthehej në punë.
Koronavirusi ka goditur dhunshëm mbi ekipet e mjekëve dhe infermierëve, të cilët kanë humbur jetën duke lënë pas familje dhe shpesh fëmijë.
Imazhet mbresëlënëse të varreve masive në varrezat e Manaus, në shtetin e Amazonas, në Brazil, ku janë varrosur viktimat e Covid-19, familjet e të cilëve nuk mund të përballojnë një ceremoni të zakonshme dhe varrosje, po bëjnë xhiron e botës.
Në Amazonas, një nga shtetet më të goditura, numërimi tejkaloi 2,200 raste të konfirmuara, me rreth 200 vdekje. Ky është numri më i lartë i të vdekurve dhe të infektuarve për 1 milion banorë.
Ditët e fundit, për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi të varreve massive dhe trupa të viktimave të sistemuar në dhoma kamionë frigoriferikë.
Shumë nga njerëzit e vdekur nuk kanë pasur as qasje në trajtim mjekësorë. Brazili numëron deri tani 43 500 raste infeksioni dhe 2769 viktima
Në SHBA, mjekë dhe infermierë, duke qëndruar para Shtëpisë së Bardhë, lexojnë emrat e kolegëve të tyre që kanë vdekur nga koronavirusi javët e fundit.
Një protestë kjo për të nderuar viktimat kolegë dhe për të kërkuar nga qeveria amerikane pajisjet mbrojtëse të duhura për të garantuar jetën dhe sigurinë në punë për personelin shëndetësor.
Si dhe në shumë vende të botës, edhe në SHBA kanë humbur jetën shumë mjekë dhe infermierë në vijën e parë të frontit të luftës nga koronavirusi.
Deri tani në SHBA janë regjistruar 2751 viktima në 24 orët e fundit për një total prej rreth 45 mijë vdekje kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi është më shumë se 800 000. Vetëm në harkun kohorë të 36 orëve u regjistruan 40 000 raste të reja infeksioni.
Izolohet në sekrecionet e syrit dhe është në gjendje të infektojë të tjerët. Zbulimi i bërë nga studiuesit Spallanzani. Sytë nuk janë vetëm porta, por një burim ngjitjeje e mundshme
“Sars-Cov-2, përgjegjës për pandeminë Covid-19, është gjithashtu aktiv në lotët dhe sekretimet e syve të pacientëve pozitiv me koronavirus” - kjo është ajo që del nga një hulumtim i rëndësishëm i botuar nga revista ‘Annals of Internal Medicine’ dhe realizuar nga studiues të Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive Spallanzani të Romës.
Duke u nisur nga një shtupë në sy e marrë tre ditë pas shtrimit në spital te një pacient pozitiv nga virusi, i shtruar në spitalin Spallanzani në fund të janarit dhe që kishte konjunktivit bilateral, studiuesit arritën të izolojnë virusin, duke demonstruar kështu që, përveçse në sistemin e frymëmarrjes ai gjendet edhe në lotë dhe mund të infektojë edhe të tjerë.
Rezultati i komunikohet OBSH
Ky është një zbulim që ka implikime të rëndësishme edhe për sa i përket shëndetit publik, aq sa rezultati iu komunikua Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
"Ky hulumtim tregon se sytë nuk janë vetëm një nga portat e virusit në trup, por edhe një burim i mundshëm i infektimit - komentoi Concetta Castilletti, drejtuese e njësisë operative të viruseve në zhvillim e Laboratorit të Virologjisë Spallanzani, e cila tha gjithashtu se “nevoja për përdorimin e duhur të pajisjeve mbrojtëse në situata, të tilla si ekzaminimet okulistike, është domosdoshmëri
Zgjat më shumë
Hulumtimi i Spallanzani gjithashtu theksoi se lotët e syrit mund të jenë positive, pra të mbartura me koronavirus, edhe kur mostrat e marra përmes frymëmarrjes nuk tregojnë më gjurmë të virusit. Në fakt studimi tregon se ndërsa testi I frymëmarrjes tregoi negative mostrat e marra nga loti i syve ishin pozitiv me Covid edhe pas 27 ditësh
Gjithsesi do të duhen studime të mëtejshme për të verifikuar se sa kohë virusi vazhdon të jetë aktiv dhe potencialisht infektiv në lot.
Një pjesë e enigmës
"Zbulimi i studiuesve tanë - thotë Marta Branca, menaxhere e përgjithshme e Institutit Spallanzani - është një pjesë tjetër e vogël e enigmës së ndërlikuar të këtij koronavirusi.
Falë materialit gjenetik të virusit Sars-Cov-2 që gjendet në kanalizime, në fakt, është e mundur të merren kampionë dhe të shihet prania e koronavirusit.
Kjo është hipoteza që del nga një studim i kryer në Romë dhe Milano nga Departamenti i Mjedisit dhe Shëndetit i Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS) në Itali, i cili do të botohet së shpejti.
"Këto të dhëna - thotë presidenti i ISS, Silvio Brusaferro - mund të ndihmojnë në kontrollin e pandemisë. Rezultatet tona janë të lidhura me ato të grupeve të tjera kërkimore në Hollandë, Massachusetts, Australi dhe Francë.
Një grup studiuesish nga Departamenti i Cilësisë së Ujit dhe Shëndetit si dhe nga Departamenti i Mjedisit dhe Shëndetit në Itali, i udhëhequr nga Giuseppina La Rosa, ka analizuar hulumtimet mbi një grup prej 8 mostrash të ujërave të zeza të mbledhura nga 3 deri më 28 shkurt në Milano dhe nga 31 Mars deri 2 Prill në Romë.
"Në 2 mostra të mbledhura në kanalizimet e zonës perëndimore dhe qendrore-lindore të Milanos - shpjegon La Rosa - u konfirmua prania e ARN-së së koronavirusit të ri.
Në rastin e Romës, i njëjti rezultat pozitiv u gjet në të gjitha mostrat e marra në pjesën lindore të qytetit.
Sipas studiuesve, këto analiza të hershme tregojnë se ujërat e zeza mund të përdoren si një mjet jo-invaziv për zbulimin e hershëm të infeksioneve në popullatë.
"Gjetja - nënvizon Luca Lucentini, nga Departamenti i Mjedisit dhe Shëndetit nuk ka asnjë rrezik.
Po a është virusi në ujë i rrezikshëm për shëndetin?
Kjo është një strategji që tashmë është duke u përdorur për viruse të tjera, siç është poliomieliti. Por pyetja që lind është: nëse virusi që është në ujë, a është i rrezikshëm për shëndetin dhe a mund ta pijmë ujin nga ribineta?
"Pas gjetjes së ARN virale, e cila rrjedhimisht nuk përfaqëson domosdoshmërisht një virus infektiv, në ujërat e zeza është një rezultat që nuk është befasues dhe nuk përfshin ndonjë rrezik për shëndetin e njeriut – shpjegojnë autoritetet.
Siç theksohet në një dokument të fundit të botuar nga Instituti italian, cikli i integruar i ujit, procesi që përfshin pastrimin e ujit dhe sistemet e ujërave të zeza dhe pastrimit, krijon siguri dhe është i kontrolluar në lidhje me përhapjen e virusit përgjegjës për Covid-19, si dhe patogjenë të tjerë ".
Megjithë kritikat dhe disa gabime në komunikim, Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik vazhdon me strategjinë e saj të butë ndaj pandemisë, pa mbyllje apo ndalime.
Agjensia Suedeze ka njoftuar se deri më 1 maj, një e treta e popullsisë së rajonit të Stokholmit do të jetë pozitive për koronavirusin. Bëhet fjalë për rreth 600 mijë njerëz. Aktualisht rastet e infektimit të gjetura në kryeqytet janë pak më shumë se 6 mijë.
Ngadalësimi
Dhe si për të vërtetuar teorinë e autoriteteve, dje në Suedi pati 194 raste të reja të konstatuara me Covid, më pak se gjysma e një dite më parë, dhe gati një e treta e mesatares së javës së kaluar. Rënia është e dukshme sidomos në kryeqytet, vatra e shpërthimit në Suedi, ku baret dhe restorantet kanë qenë gjithmonë të hapura edhe në Pashkë.
Imuniteti i tufës
Nëse do të konfirmohej ky parashikim, skenari i parashikuar nga Anders Tegnell, epidemiolog në krye të Agjencisë, do të materializohej dhe që - sipas analizave të tij - do të përkonte me arritjen e imunitetit të ktufës në muajin maj. Për Suedinë do të ishte dalja nga tuneli i pandemisë, pa pasojat ekonomike që ka koronavirusi në pjesën tjetër të botës, sepse këtu kompanitë dhe zyrat kanë qenë gjithmonë të hapura.
Strategjia
"Si në të gjitha vendet e tjera - tha Anders Tegnell -ne synojmë të rrafshojmë kurbën duke ngadalësuar përhapjen e infeksionit sa më shumë që të jetë e mundur, përndryshe sistemi shëndetësor rrezikon të shembet. Por kjo nuk është një sëmundje që mund të ndalet ose zhduket, të paktën derisa të prodhohet një vaksinë efektive - theksoi ai -. Duhet të gjejmë zgjidhje afatgjata që e mbajnë epideminë në një nivel të pranueshëm ”.
Spanja, një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, në 24 orët e fundit, raportoi 435 viktima nga koronavirusi.
Kështu, numri total i personave që kanë humbur jetën nga pandemia në vendin iberik shkon mbi 21500.
Sipas autoriteteve, lajm i mirë mbetet fakti se numri i viktimave, dhe pse ndadalë, po vijon të ulet.
Numri i rasteve të reja u rrit me 4211 të infektuar, për një total prej 208 mijë personash të prekur nga Covid-19, prej të cilëve 7,705 persona ndodhen në gjendje të rëndë.
Sakaq, qeveria spanjolla ka nisur me lehtësimin e masave. Kryeministri, Pedro Sánchez njoftoi se pas 27 prillit do të nisë lehtësimi i regjimit të lëvizjes për fëmijët ndërsa gjendja e jashtëzakonshme do të lehtësohet gradualisht për qytetarët e tjerë pas 11 majit.
Duke filluar nga dita e nesërme do fillojnë të kryen testet e para serologike në të gjithë rajonin e Lombardisë në Itali.
Prej nesër spitalet e Bergamo, Brescia, Lodi dhe Kremona do jenë të gatshëm për të testuar imunitetin e qytetarëve duke kërkuar antitrupa neutralizues në gjakun e tyre.
Të parët që do të testohen janë mjekë dhe infermierë Lombardë, 500,000 në të gjithë rajonin.
"Në përgjithësi do të testohen ata që janë në karantinë, subjektet simptomatike dhe ata pa simptoma por që kanë patur kontakte me raste asimptomatike ose me simptoma të buta.
Testi serologjik është ai i zhvilluar nga ekipi i ‘Policlinico San Matteo’ i Pavisë i udhëhequr nga profesori Fausto Baldanti me 50 studiues të tjerë.
Për momentin janë të disponueshëm njëzet mijë teste në ditë dhe mendohet se deri në fund të muajit maj sasia do trefishohet.
Në 60 minuta tubi i provës analizohet dhe del përfundimi nëse antitrupat janë të pranishëm në organizmin e të testuarit.
Sipas autoriteteve pritet që vetëm 10, më së shumti 15% e qytetarëve të Lombardisë të jenë imune.
Franca pritet të fillojë rihapjen e shkollave më 11 maj. Nxënësit e parë që do të kthehen në klasa do të jenë ata të shkollave fillore dhe më pas gradualisht më të rriturit. Megjithatë, maksimumi i nxënësve në një klasë do të jetë 15.
Në Norvegji si dhe në Gjermani dhe Danimarkë tashme për disa grupmosha ka nisur vazhdimi i mësimit në shkolla kurse në disa të tjera ende, pavarësisht se të ngujuar kaq gjatë brenda fëmijët dukët se në këto kohë pandemië kanë më pak të drejta se kafshët shtëpiake që dalin të shoqëruara nga të zotët.
Ndërkohë në Francë vazhdon ende bllokimi dhe afati i caktuar për çlirim nga disa prej masave është 11 maji dhe se mbajtja e maskave do jetë detyrimi i ri për popullsinë.
Deri tani në Francë janë regjistruar më shumë se 159 mijë raste infeksioni dhe rreth 21 mijë viktima nga koronavirusi.
Nga përdorimi i detyrueshëm i maskave, ruajtja e distancës sociale e deri tek përdorimi masiv i testeve. Këto janë përgjigjet që Europa po përgatit për pandeminë nga koronavirusi pas kalimit të fazës së emergjencës dhe teksa shumë shtete kanë nisur lehtësimin e masave dhe kanë rihapur ekonominë
Derisa të gjendet vaksina, Italia me maska
Kryeministri italian Giuseppe Conte, gjatë fjalës së tij në Senat the se forcimi i masave parandaluese është i vetmi mjet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Për fazën 2, Conte përsëriti se “distanca sociale duhet të vazhdojë të respektohet dhe promovohet përdorimi i gjerë i maskave dhe pajisjeve mbrojtëse personale derisa të jetë në dispozicion terapia ose vaksina".
Gjermani: maska të detyrueshme në transportin publik
Deri më 3 maj, në Gjermani, ndalimi i lëvizjes së më shumë se dy personave dhe detyrimi për të mbajtur një distancë minimale prej 1.5 metrash vazhdon të zbatohet. Numri i shteteve federale që kanë njoftuar detyrimin për të mbajtur maska mbrojtëse në transportin publik po rritet, nga Bavaria në Pomerania dhe në kryeqytetin Berlin.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas duke diktuar udhëzimet për ditët në vijim tha se kufizimet e lëvizjes do të vazhdojnë dhe se askush nuk duhet të ketë iluzione për të kundërtën.
Testet në masë shpresa e Mbretërisë
Në Mbretërinë e Bashkuar ku numri i vdekjeve nga Covid 19 është rritur për një total prej mbi 17 mijë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 18,000 testime në 24 orë dhe kanë zbuluar 4,301 raste të reja të konfirmuara të sëmundjes në një garë me kohën për të parandaluar përhapjen e epidemisë.
Franca detyron mbajtjen e maskave
Ndërkohë në Francë vazhdon ende bllokimi dhe afati i caktuar për çlirim nga disa prej masave është 11 maji dhe se mbajtja e maskave do jetë detyrimi i ri për popullsinë.
Sipas studiuesve të Institutit Pasteur, izolimi pati një ndikim masiv në përhapjen e Covid 19. Sipas llogaritjeve të tyre, numri i individëve të kontaminuar nga secili person i infektuar ra me 3, 3 (para zbatimit të kufizimeve të 17 Marsit) në 0.5, me një ulje prej 84%.
Numri i vërtetë i atyre që kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar është sigurisht më i lartë se 17,337 vdekjet zyrtare. Me vlerësimin e 40% më shumë të zbuluar nga instituti kombëtar i statistikave, (Ons, Office for National Statistics) në total llogaritja e viktimave mund të arrijë në më shumë se 24 mijë.
Sipas Ons në Londër një në dy persona ka vdekur nga koronavirusi midis 4 dhe 10 prillit.
Si dhe në vendet e tjera evropiane, të dhënat zyrtare të qeverisë britanike dhe Ministrisë së Shëndetësisë bazohen vetëm në infeksione dhe vdekje të regjistruara në spital.
Deri më tani, në Mbretërinë e Bashkuar ka 129.044 pozitivë nga 397.670 pacientë të testuar, dhe 17,337 vdekje në total, nga të cilët 823 në 24 orët e fundit, një shifër që është rritur fuqishëm në krahasim me dy ditët e mëparshme, kur janë regjistruar rreth gjysma.
Instituti kombëtar i statistikave ka llogaritur sa njerëz në total, dhe jo vetëm në klinika dhe spitale, kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pasi ishin ishte infektuar me koronavirusi.
Numrat e dalë janë shqetësues.
Në Angli, për shembull, midis 4 dhe 10 Prillit, që tani konsiderohet nga ekspertët si "kulmi" i epidemisë së koronavirusit, vdiqën 18.517 njerëz gjithsej (dmth për ndonjë shkak), për një rritje të 2,129 vdekje krahasuar me javë e mëparshme dhe madje 8 mijë më shumë se mesatarja në pesë vitet e fundit të së njëjtës periudhë. Një javë e tillë tragjike nuk ishte parë që nga viti 2000. Gjithashtu në të njëjtën javë (4-10 Prill), sipas të dhënave të ONS, në Angli dhe Uells 6,213 persona kishin “Covid 19” si shkak në certifikatën e vdekjes.
Sipas raporteve të qeverisë, nga 28 Dhjetori 2019 deri në 10 Prill 2020 ka pasur 9.288 vdekje të pacientëve të shtruar në spital dhe të infektuar nga Covid 19.
Në të njëjtën periudhë kohe, sipas institutit kombëtar të statistikave, vdekjet për shkak të viruseve në të vërtetë kanë qenë 13.121 (duke llogaritur edhe vdekjet në shtëpi apo strehëzat e të moshuarve. Prandaj, llogaritja e ONS është 41% më e lartë se ajo e regjistruar në spitale dhe nga ajo që deri më tani është komunikuar nga qeveria.
Me këtë prirje, numri i vërtetë i vdekjeve në Britani të Madhe nga koronavirusi është padyshim shumë më i lartë se 17,337 vdekjet deri më tani "zyrtarisht" në spital.
Me vlerësimin e 40% më shumë të zbuluar nga ONS në total vdekjet nga Covid 19 mund të ishin më shumë se 24,000, gjë që do ta vendoste Mbretërinë e Bashkuar menjëherë pas Italisë në renditjen dramatike të viktimave.
Prokurori i Përgjithshëm i Misurit në SHBA, Eric Schmitt ka ngritur një padi kundër qeverisë kineze për gënjeshtrat e saj në lidhje me epideminë e koronavirusit dhe për humbjen e jetëve dhe kolapsin ekonomik të shtetit për shkak të pandemisë.
Sipas CNN, kjo është padia e parë e ngritur nga një shtet kundër Kinës dhe Partisë Komuniste Kineze dhe institucioneve të tjera.
Padia e prokurorit të Misurit përmban akuzën për fshehje të informacionit mbi epideminë, arrestimin e individëve në Kinë që ngritën alarmin e shpërthimit të infeksionit dhe mohimin e "natyrës" së virusit.
O USA ju ngrini dhe 100.000 padi kush ju a vë në pordh. Ju i keni dhën miljona dollar laboratorit Kinez e tani lefni si qent. Ju keni phesën më të madhe të faijt se ju i keni dhën shtytje programit të verdhackve Kinez. Po hajt se ZOTI ëshrë i madh e tju vi hakut plerave si ju që kruheni me zjarrin.
Përgjigju