Covid/ 4000 raste të reja në Britaninë e Madhe! Regjistrohen 61 viktima në Rusi

28 Shtator 2020, 18:13| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 18:14

  • Share

Britania e Madhe regjistroi sot më shumë se 4000 raste të reja infeksioni, saktësisht 4044 të identifikuar të prekur nga Covid dhe 13 vdekje.

Sipas autoriteteve, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore në vend ka patur 439 013 të prekur nga koronavirusi dhe 42 001 viktima.

Gjermania raportoi sot 1148 të prekur nga koronavirusi dhe 5 vdekje.

Sipas të dhënave nga Worldometers, totali i pozitivëve në vend është 287,786 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 9539

Greqia ka publikuar bilancin e fundit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Sipas autoriteteve të shtetit fqinj, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë regjistruar 269 raste të reja me COVID-19.

Me 4 viktimat e sotme, në total numri i qytetarëve që kanë humbur jetën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Greqi shkon në 383. Ndërkohë, bëhet me dije se73 qytetarë po trajtohen në intubim.

Autoritetet shëndetësore në Rusi raportuan sot për 8135 persona që kanë rezultuar me Covid dhe 61 viktima. Totali i rasteve të koronavirusit në vend është rritur në 1,159,573 kurse vdekjet numërohen në 20,385


Lajmi kryesor:

Në Itali regjistrohen 16 viktima dhe 1494 raste të reja Covid! Më shumë se 1 milion vdekje në botë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?