Spitali Infektiv

Shëndeti

COVID/ 7 persona humbin jetën në 24 orët e fundit në vend! Regjistrohen 587 raste të reja infeksioni

16 Nëntor 2021, 17:57| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 19:47

  • Share

587 qytetarë u infektuan me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë dhe u shënuan 7 viktima. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk mundën të fitonin betejën me COVID: një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, dy qytetarë nga Berati të moshave 60-71 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 65-85 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-84 vjeç.

Raste e reja të infeksionit u regjistruan në: 289 në Tiranë, 30 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 22 në Durrës, 19 në Berat, 16 në Vlorë, 13 në Korçë, 11 në Kavajë, 10 në Kamëz, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Patos, Gjirokastër, Pogradec, nga 7 qytetarë në Dimal, Mallakastër, Kurbin, 6 në Himarë, 5 në Vorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Libohovë, Roskovec, Bulqizë, Krujë, Pukë, nga 2 qytetarë në Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Selenicë, Përmet, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Dropull, Dibër, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 182,535 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitale po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin ka 8,317 raste aktive me virusin.

Statistika (16 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         587

Të shëruar në 24 orë       696

Të shtruar në spitale       166

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 3662

 

Testime totale              1,355,929

Raste pozitive                193,856

Raste të shëruara            182,535

Raste Aktive                     8,317

Humbje jete                      3,004

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë           4413

Fier                822

Gjirokastër      479

Durrës             455

Shkodër         450

Berat               406

Vlorë                392

Elbasan            340

Korçë              240

Lezhë              171

Dibër                79

Kukës              70

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?