COVID, Alimehmeti: Faza e rëndë e pandemisë ka ikur, situata gjithnjë e më e qetë! Problem pasojat pas, preken shëndeti mendor dhe memoria

15 Prill 2022, 13:05| Përditesimi: 15 Prill 2022, 13:35

  • Share

Situata me pandeminë e COVID në vend duket se po qetësohet çdo ditë më shumë. Ministria e Shëndetësisë raporton për shifra mjaft të vogla infeksionesh të reja, ndërsa epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se tashmë faza e rëndë e pandemisë ka ikur.

I ftuar në 'Sot Live në Shqipëri', Alimehmeti u shpreh se varianti që qarkullon momentalisht në vend është BA1, që e konisderoi nëj variant jo të rrezikshëm. I pyetur se çfarë vere na pret. Alimehmeti u tregu optimist.

"Qarkullon vetëm varianti BA2. Është më pak riskues se BA1. Nuk duhet të ngremë flamurin e kuq për çdo sigël të re, këtë punë kanë viruset. Rastet nuk po rriten dhe as nuk po shtohen shtrimet spitalore. Kemi 1 muaj e gjysmë qetë, pa ikur dimri mirë. Shohim Europën në gjendje qetësie, shifrat globale janë në rënie. Nga faza e dytë e pandemisë, ne kemi dalë. Është çështje vendimi kur shtet fillojnë heqin masat, pjesërisht apo totalisht. Faza akute, e rënda e pandemisë, ka ikur. Dimri i ardhshëm do jetë më i lehtë se ky që kaluam. Virusi mund të ketë variante të reja, por nuk presim të ketë risk të madh për njeriun sikurse variantet origjinale. Nëse situata vazhdon kështu, masat do të bien. Situata duket e qetë, do të presim çfarë do të ndodhë në dimër, por një pjesë shumë e lartë e popullatave e kanë kaluar në mënyrë natyrore. Një pjesë e mirë tjetër janë vaksinuar. Këta elementë do na çojnë drejt një situate gjithnjë e më të qetë. Sa kohë që situata është e qetë, do të thotë që është arritur një imunitet kolektiv", tha ai.

I pyetur mbi pasojat që le COVID pas në shëndet, epidemiologu tha se më të prekura janë shëndeti mendor dhe memoria.

"Problem është shëndeti mendor dhe ato të harresës, harresës së thjeshtë që ndikojnë në jetën e përditshme. Kemi parë që rikthehen në kohë, duan kohën e vet, por ka dhe raste kur nuk është rikuperuar deri më tani. Probleme të raportuara janë edhe problemet me shijen dhe nuhatjen", theksoi ai.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?