Covid/ Autoriteti Italian i virologjisë: Drekat familjare janë më të rrezikshme se grumbullimet në supermarket…3 faktorët e rrezikut

16 Shtator 2020, 13:46| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 13:49

  • Share

Virologia italiane Ilaria Capua, gjatë një interviste për ‘La7’ u shpreh se drekat familjare kryesisht të organizuara të dielave, janë më të rrezikshme sesa shkuarja dhe grumbullimet në supermarkete.

Sipas saj, pas valës së parë të epidemisë që ndodhi në mars / prill, sjellja e qytetarëve në shumicën e vendeve europiane, duket se ka ndryshuar

"Tani po zhvillohet një dinamikë krejtësisht e ndryshme. Në supermarket duhet të mbrohemi në mënyrë adekuate, por ndërsa brezi i ri organizon festa e bankete dhe shkollat janë rihapur, presim një qarkullim viral më dinamik te fëmijët” - theksoi virologia.

"Ka rrezik të shtuar që më të rinjtë të infektojnë të moshuarit, të cilët zhvillojnë forma të të rënda të sëmundjes së koronavirusit” dhe tregoi se tre faktorët aktual të rrezikut janë: mjediset e mbyllura, turmat dhe ekspozim i gjatë ndaj rrezikut të infektimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?