Këtë sezon turistik, vendvarrimi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë nuk është vizituar nga turistët, ashtu si ka ndodhur çdo vit. Shkak është bërë pandemia COVID-19.
Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi tha se as 10% e vizitoreve krahasuar më një vit më parë nuk e ka frekuentuar varrin e heroit kombëtar. Ndërsa kjo situatë sipas tij po jep ndikim mjaft negativ në të ardhurat e memorialit.
Vendvarrimi i Gjergj Kastriotit në Lezhë është një ndër asetet turistike më të vizituara të Shqipërisë nga vendas dhe të huaj.