Covid/ Bota tejkalon 35.2 milionë të prekur nga infeksioni! Në Itali, 2257 raste të reja dhe 16 vdekje

5 Tetor 2020, 14:22| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 17:04

  • Share

Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar 35.2 milionë kurse vdekjet janë 1,037,887.

SHBA-ja ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 883 raste të reja infeksioni dhe 13 viktima. Me këto shifra totali i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 7 637 795 kurse numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 214 624

Në Brazil kishte 365 viktima në 24 orët e fundit dhe 8,456 të infektuarit e rinj. Në Meksikë u regjistruan 208 viktima dhe 3712 raste të reja

Rusi, shkon në mbi 1 milion e 225 mijë numri i të prekurve 

Numri i rasteve me COVID-19 në Rusi ka arritur në 1.225.889 ndërsa bilanci i viktimave në 21.475. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 10.888 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.225.889 ndërsa me 117 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 21.475.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 982.324 me 3.181 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 0,9 për qind dhe tek 26,3 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Ora 18:06
Covid ‘lulëzon’ në Mbretërinë e Bashkuar...Kaos shifrash në Rusi/ Totali i vdekjeve më shumë se dyfishi i numrit të raportuar zyrtarisht

Infeksionet e koronavirusit duket se ‘po lulëzojnë’ në Mbretësinë e Bashkuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan mbi 12 590 raste të reja dhe 19 viktima.

Shifrat e fundit u azhornuan pas një dite kaosi në akuzash, nga e cila doli se rreth 16,000 raste Covid midis 25 shtatorit dhe 2 tetorit nuk ishin numëruar.

Statistikat nga qeveria ruse tregojnë se më shumë se në Rusi kanë humbur jetën, që prej fillimit të pandemisë rreth 45 mijë pacientë Covid.

Shifra e re është më shumë se dyfishi i numrit të vlerësuar nga task forca Covid-19.

Sipas agjencisë shtetërore të statistikave Rosstat, 45,763 njerëz të diagnostikuar me Covid-19 vdiqën midis prillit dhe gushtit në Rusi.

Por task forca kombëtare, e cila mbledh shifrat ditore bazuar në të dhënat e raportuara nga qendrat rajonale të krizës, thonë se numri i përgjithshëm të vdekjeve është 21,475.

Pra, më pak se gjysma e totalit pesë mujor të Rosstat.

Ora 17:15
Covid/ Spanja regjistron mbi 810 mijë raste infeksioni! Infermierët protestojnë për kushtet e vështira të punës

Në Spanjë, pandemia po vë në presion personelin mjekësor, të cilët kanë protestuar sot për të tërhequr vëmendjen për kushtet e vështira të punës.

Në veçanti infermierët denoncojnë mos rinovimin e kontratës për 10,000 kolegë të tyre të punësuar në valën e parë të pandemisë, një situatë që shpesh i detyron ata të heqin dorë nga ditët e pushimit dhe të punojnë me turne të dyfishta, me rrezikun e pezullimit nga puna për një vit nëse nuk respektohen këto kushte.

Rreziku i infektimit i shtohet gjithashtu mbingarkesës së punës. Punonjësit e qendrave shëndetësore kalojnë deri në 14 orë në ditë në punë, duke pasur kontakte me dhjetëra pacientë.

Sindikatat bënë thirrje për një grevë të mërkurën, duke kërkuar gjithashtu punësimin e punonjësve të rinj shëndetësorë për të përmbushur nevojat.

Sipas sindikatës, rajoni i Madridit ka 3.8 infermierë për një mijë banorë, larg 5.7 që është mesatarja spanjolle ose 8.8 mesatarja e vendeve të OECD, ku Spanja është në pozicionin e fundit. Sipas sindikatës duhen 12,000 infermierë më shumë.

Spanja deri tani numëron 810 807 raste Covid dhe 32 086 viktima

Ora 17:00
Covid në Itali/ Regjistrohen 2257 të infektuar dhe 16 viktima në vetëm një ditë

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 16 viktima nga koronavirusi.

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 36 002

Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 2257 raste të reja pozitiv, për një total prej 327.586 të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë

Numri i pacientëve të shëruar në total është 232 681

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 251 raste të reja pozitive.

Italia pritet ti nënshtrohet masave të reja që qeveria italiane përmes një dekreti të ri, i cili do të shkojë të martën në parlament për të marrë dritën jeshile, synon të frenojë përhapjen në shkallë të gjerë të infeksionit të Covid.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?