Një prej kategorive më të ekspozuara në përballjen me COVID-19 janë punonjësit e Policisë së Shtetit. Një numër i tyre janë të infektuar dhe fatkeqësisht ka pasur edhe shumë humbje jete.
Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta, në një intervistë për Report Tv, shprehet se bëhet fjalë për rreth 700 policë të infektuar me koronavirus, nga të cilët 11 kanë humbur jetën.
"Shifra zyrtare nuk ka por në mediat të ndryshme janë publikuar të dhëna. Bëhet fjalë që sot janë të prekur nga COVID rreth 700 punonjës policia, 19 në gjendje intubimi. 11 kanë vdekur nga COVID.
Duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë më shumë qytetarë policët janë më të ekspozuar dhe ndaj shumë janë prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse", tha z. Fishta.
"Kemi informacione se punonjës policie janë intibuar pranë familjeve të tyre por dhe me përdorimin e oksigjenit në shtëpi.
Në këtë rast punonjësit e policisë nuk janë trajtuar fare me ndihme nga shteti. Ka vetëm një akt për ndihmë dhe janë të përfshirë vetëm forcat speciale dhe jo për të gjithë policinë", vijoi ai.
Ndërkohë që i pyetur nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, mbi trajtimet që kanë marrë në këtë periudhë pandemie, z. Fishta deklaron se ndryshe nga vendet e rajonit, në Shqipëri nuk ka pasur fare trajtim ndryshe.
" Është për të ardhur keq. Ne kemi pasur kontakte me vendet e rajonit dhe punonjësit e policisë kanë pasur trajtim tjetër ndërsa këtu te ne asnjë lloj trajtimi edhe pse kanë qenë në ballë të luftës për kufizimin e përhapjes së COVID", deklaroi për Report Tv, Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta.
Një tjetër shqetësim madhor i z. Fishta ishte edhe fakti që punonjësit e policisë nuk kanë mundur të bëjnë pushime gjatë gjithë pandemisë dhe sipas tij nuk janë paguar për orët shtesë.
"Punonjësit kanë kohë që nuk e shikojnë pushimin javor që e kanë me ligj. Mbi koha e punës ka arritur që një punonjës të ketë mbi 40 orë shtesë në muaj. Kjo nuk i quhet mbi kohë pune por njëkohësisht nuk i paguhet.
Që nga janari punonjësit e policisë nuk i kanë marrë dietat. Qeveria, Policinë e Shtetit nuk e ka fare në plan për të drejtat e ligjshme. Dietat nuk parashkruhen. Çdo përfitim financiar ka një afat prej 3 vitesh. Qeveria ka detyrimin që ta paguajë dietën muajin pasardhës që është bërë shërbimi", tha Fishta.
Sipas Kreut të sindikatës së punonjësve të policisë këpucët e dhuruara dje për policinë e shtetit nga Gjermania është një detaj që ul reputacionin e shtetit tonë.
"Ndihmat që japin vendet e ndryshme është edhe shenjë solidariteti por njëkoësisht edhe nevojë që kanë sot strukturat e policisë.
Veshmbathjet për mendimin tim është detyrim që e ka shteti. Për të arritur deri këtu ulet edhe reputacioni i shtetit tonë", përfundoi në intervistën e dhënë për Report Tv, Sadetin Fishta.
Shyqyr qe u kujtove zoti Fishta te hedhesh nje llaf ne media per te drejtat e punonjesve te policise. E them me bindje te plote se e ke ngritur zerin per te marre ndonje thele per vete se helbete fundviti. Ti paguhesh kot si kryetar sindikate sepse vetem nje pune te tille nuk ben. Je nje plak matuf dhe mjafton. Perse nuk trajtohen punonjesit e policise me vakthet e ushqimit sipas ligjit, perse mungojne uniformat, perse, perse, persete nuk kane fund, por ti je kot.
PërgjigjuMund te ngordhin te gjithe, behet?
PërgjigjuSadetin pse ju si sindikate nuk ju kerkoni policise qe 10 500 punonjen apo me shume qe jane tiu mbahen nga 500 leke te reja aq sa ju mban vodaf dhe per 2-3 punonjes policie te cilet mund te jene me rende te shikohet trajtimi jashte. Nuk I ulet vlera spitaleve ketu, edhe me kohe te Enverit kuroheshin jashte. Kjo per nje periudhe 3-4 mujore.
PërgjigjuHajdut ordiner , pse nuk zbatohet vendimi per trajtimin ushqimor te punonjesve te policise se shtetit i miratuar ne 2008 dhe i rimiratuar me buje nga keta kodoshet sot ne 2017.Tani se fundmi edhe ushtria dhe policia e burgjeve e perfituan kete trajtim ndersa policise nuk ia japin .Ti thoje dikush Lleshit se ata me Range Rover qe takon neper mbledhje ai nuk e dine fare qe ne polici te japin edhe rroge , se nuk ju duhet .
PërgjigjuI paharruar qofte kujtimi i policeve qe kane nderruar jete nga virusi!! Ne Shkoder kane nderruar jete 2 punonjes policie, te cilet jane infektuar gjate punes ose nga kolege te tyre gjate punes, dhe kjo vertetohet krejt thjesht nga nje hetim administrativ i drejtorise se standardeve apo mjekut. Shteti duhet t`i shpalle ata deshmore te atdheut, si te rene ne krye te detyres, dhe t`i trajtoje ne menyre te veçante familjet e tyre! Punonjesit qe kane nderruar jete, oficeri S. Morina ka kater femije, punonjesi i policise J. Nehani ka kater femije, nje me aftesi te kufizuara, kush do t`i rrise keta femije deri sa te behen madhore??!! Shteti duhet te mendoje se nuk rriten me dekorata dhe certifikata!! Ndersa ky kreu i sindikatave duhet te jape doreheqjen dhe jo te jape deklarata neper gazeta!! Sindikata nuk ka bere asgje per dy policet qe nderruan jete ne Shkoder!! I pari nuk pati fat te jetonte aq gjate sa te behej e mundur percjallja jashte shtetit, ndersa per te dytin ishin koleget e tij qe me nderhyrje miqesore e derguan ne Turqi por nuk ia doli....keshtu qe sindikata te heshte!!
Përgjigju