Covid ‘djeg’ mushkëritë e 18 vjeçarit, mjekët italianë bëjnë mrekullinë përmes transplantit, i pari në Europë

28 Maj 2020, 14:49| Përditesimi: 28 Maj 2020, 14:51

  • Share

Një transplant rekord i realizuar në Poliklinikën e Milanos në Itali në mes të një pandemie, transplant I cili ishte realizuar më pare vetëm në Kinë, ku filloi përhapja e koronavirusit.

Operacioni shpëtoi jetën e një djali 18-vjeçar, pacient Covid, mushkritë e të ciltit ishin shkatërruar nga infeksioni.

Kjo është hera e parë në Europë për një operacion të këtij lloji gjatë emergjencës së koronavirusit, së bashku me një ndërhyrje të ngjashme në të njëjtat ditë në Austri. Covid-19 kishte ndryshuar jetën e djalit: edhe pse Francesco ishte i ri dhe i shëndetshëm, virusi e infektoi atë dhe dëmtoi në mënyrë të pariparueshme mushkëritë e tij, duke ‘djegur’ gjithë aftësinë për të marrë frymë normalisht.

Historia e Francesco-s nis në fillim të marsit: më 2 mars ai filloi të ketë ethe, epidemia e Sars-Cov-2 në Lombardi kishte disa javë që kishte shpërthyer.

Brenda katër ditësh, nga i shëndetshmi ai ishte në rrezik për jetën sa u shtrua në Spitalin e San Raffaele, në kujdesin intensiv.

Gjendja e djalit nuk përmirësohet përkundër ventilimit të asistuar të frymëmarrësit. Më pas i riu përfshihet në listën kombëtare të pacientëve me nevojë për transplant.

"Të jesh në gjendje të realizosh një operacion të tillë duket një mrekulli, në mes të një pandemie - komentoi presidenti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana – dhe demonstron edhe një herë përsosmërinë e shëndetit publik në Lombardi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?