Njëzet e pesë persona janë dërguar në spital me helmim nga monoksidi i karbonit pasi morën pjesë në një festë të paligjshëm në një bunker të kryeqytetit norvegjez, Oslo.
Pesë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Mes të helmuarve janë edhe dy efektivë policie që hynë t’i jepnin njerëzve të mbledhur në bunker ndihmën e parë.
Autoriteteve vendase besojnë se helmimi u shkaktua nga gjeneratorët që pjesëmarrësit në festë kishin marrë me vete.
Rreth 200 persona kishin qenë sipas policisë në eventin “Rave Cave”. Efektivët e zbuluan rastësisht se çfarë po ndodhte kur një patrullë takoi një grup të rinjsh të hutuar.
Disa të tjerë dolën nga bunkeri dhe kërkuan një ambulance.
Tani po verifikohet për të parë se kush e organizoi festën nëntokë, e cila ishte planifikuar prej tre javësh e për shkak të rregullave kundër pandemisë, ishte mbajtur sekret.
Shumë nga personat në festë kanë pasur marrje mendsh, dhimbje koke dhe të vjella. Monoksidi i karbonit është një gaz pa erë e pa ngjyrë, i cili prodhohet nga djegia jo e plotë e karburanteve me bazë karboni, përfshirë naftën.