Covid fut në shtetrrethim Malin e Zi! Masa kufizuese në disa qytete

28 Shtator 2020, 13:11| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 16:17

  • Share

Masa të rrepta epidemiologjike do të zbatohen në Mal të Zi për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve të reja të infeksionit COVID-19.

Masa më e fortë është ajo futjes së masës së shtetrrethimit në disa qytete dhe kufizimet në funksionimin e objekteve të hotelierisë.

Nga sot parashikohet shtetrrethim nga ora 22.00-05.00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i funksionimit të subjekteve të hotelerisë në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje, qytete me numrin më të lartë të pacientëve, ndërsa në Podgoricë dhe Kotor do reduktohesh orari i shërbimit të bareve deri në orën 22:00

Po ashtu është vendosur që maskë mbrojtëse të mbajnë me detyrim të gjithë banorët mbi moshën pesë vjeç.

Aktualisht ka 3.699 raste aktive të infeksionit në Malin e Zi, ndërsa vetëm në shtatë ditët e fundit 20 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 158

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?