Ndërmarrja bioteknike CanSino ka njoftuar se ka nisur të vaksinojë me vaksinën e parë anti Covid, trupat e ushtrisë popullore kineze. Sipas saj vaksina është e sigurt dhe efektive
CanSino ka marrë ‘dritë jeshile’ për përdorimin e vaksinës nga Komisioni Qendror Ushtarak dhe ka filluar ta administrojë atë që nga 25 qershori dhe vaksinimi i ushtrisë do të zgjasë një vit.
Vaksina kineze përfundoi me ngut fazat e provave 1 dhe 2. Rezultatet e publikuara në revistën shkencore ‘The Lancet’ flasin për një produkt të sigurt dhe të aftë për të aktivizuar sistemin imunitar, të paktën pjesërisht.
Në botë, nga pesëmbëdhjetë kandidatët që po testohen, tetë prej tyre janë kineze
Vaksina e CanSino përdor të ashtuquajturën metodë "vektor viral" që përmban një virus beninj, i aftë të përhapet në të gjithë trupin. Në gjenomin e këtij virusi vektor, studiuesit shtuan një fragment të AND-së artificiale. Besohet se qelizat e njëriut do të prodhojnë të ashtuquajturën ‘proteinë spike’, ajo pjesë që njihet nga sistemi ynë imunitar dhe është në gjendje të nxisë një reagim mbrojtës nga trupi i njëriut.
Vendimi për të përdorur vaksinën e CanSino te një grup mijëra njerëzish, në përgjithësi të shëndetshëm, siç është ushtria, mund të shihet nga ana mjekësore si një alternativë e fazës së tretë. Por nga një këndvështrim gjeopolitik, mesazhi është përmbysur: Kinezët janë të parët në garë dhe ndoshta më të fortë