Covid gjunjëzon Rumaninë, 58 viktima dhe 1060 raste të reja infeksioni

25 Gusht 2020, 12:59| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 13:03

  • Share

Duket se infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi ka gjunjëzuar përfundimisht Rumaninë teksa vendi prej rreth një muaji mbetet në pragun e 1000 raste të prekur dhe raporton dita ditës një numër të lartë vdekjesh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar pozitiv 1060 raste të reja.

Gjithashtu Autoritetet raportuan edhe për 58 viktima.

Që prej fillimit të pandemisë Covid, Rumania ka patur 80 390 të infektuar kurse totali I viktimave ka shkuar në 3367. Gjithashtu janë shëruar edhe më shumë se 35 mijë pacientë.

Sllovenia ka raportuar sot pë 21 raste të reja Covid dhe asnjë viktimë.

Totali i të prekurve në vend është rritur në 2686 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën mbetet i pandryshuar 133, teksa totali i të shëruarve është 2139

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?