Covid - Greqia mbyll kufijtë për qytetarët e Serbisë

6 Korrik 2020, 09:35| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 09:47

  • Share

Greqi ka mbyllur kufijtë për qytetarët e Serbisë.

Në njoftimit që i është dërguar ambasadës serbe në Athinë, nga ana e autoriteteve greke, thuhet se do të lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme përmes një leje të veçantë.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili paralajmëroi qytetarët të mos shkojnë në Greqi.

Ai shtoi se shtetasit serbë, që janë aktualisht në Greqi si turistë, do të qëndrojnë atje dhe do lejohet të kthehen pas një urdhëri të dytë.

Sipas agjencisë ANA, Autoritetet greke kanë deklaruar se hyrja e shtetasve serbë është e ndaluar përkohësisht, nga 6 deri më 15 korrik.

Qeveria greke nga ana e saj është shprehur se po monitoron nga afër situatën e pandemisë në Serbi, BE dhe kudo në botë dhe në varësi të shifrave do të vendosë urdhëresa të reja për hyrjet në kufij.

Numri i personave të infektuar dhe që vdesin nga pasojat e koronavirusit ka filluar të rritet në Serbi. Në të dhënat e fundit të publikuara të dielën, autoritetet serbe thanë se janë regjistruar edhe 325 raste të reja me koronavirus.

Qytetarëve nga Serbia i është ndaluar htrja edhe në Gjermani dhe Austri, pavarësisht se Serbia ishte në listen e vendeve të sigurta nga pikpamja pandemike që shpalli para pak ditësh BE-ja

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?