Covid, Greqia rinis trajtimin me ilaçin klorikinë të pacientëve me koronavirus

10 Qershor 2020, 14:53| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 14:55

  • Share

Greqia vendosi të rinisë përdorimin e ilaçit klorokinë për trajtimin e pacientëve me koronavirus, teksa shkencëtarët vazhdojnë të polemizojnë rreth efekteve të saj anësore.

Javën e kaluar, testimet e këtij mjekimi që po kryheshin në Mbretërinë e Bashkuara nën drejtimin e Universitetit të Oksfordit u ndërprenë, mes pretendimeve se nuk kishte prova që ai funksionon kundër sëmundjes.

Shkencëtarët në Greqi thonë se do t`i vazhdojnë eksperimentet me një qasje “të qetë e afatgjatë”.

Epidemiologët grekë e konsiderojnë efikase klorokinën, veçanërisht në fazat fillestare të Covid-19.

“Ne vazhdojmë të mbetemi vigjilentë për një valë të dytë të sëmundjes që mund të ndodhë në vjeshtë. Nivelin e alarmit e mbajmë të lartë, por duke ruajtur qetësinë”, tha Spyros Kintzios i komapnisë Uni-Pharma.

Vendi fqinj është lavdëruar gjerësisht për menaxhimin e bërë pandemisë, falë një reagimi të shpejtë e gjithëpërfshirës, si dhe vullnetit të Athinës zyrtare për të pranuar rekomandimet e këshilltarëve shkencorë.

Shteti që ishte “dërrmuar” nga vite te tëra masash anti-krizë, thotë the Guardian, veproi në kohë duke mbyllur që në mars shkollat e duke imponuar masat e distancimit fizik, e tani numëron vetëm 183 vdekje e 3.000 infektime në 10 milionë banorë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?