COVID-19 i merr jetën babait të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj. 73-vjeçari Mark Ndocaj ka ndërruar jete ne spitalin Infektiv në Tiranë ku ishte i shtruar prej disa ditësh, pasi gjendje e tij shëndetësore ishte renduar.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.
Situata e të infektuarve me COVID javën e fundit kanë pësuar ulje të ndjeshme që infektiveve dhe viktimave me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 148 raste të reja me COVID dhe 6 humbje jete. Ky përmirësim i situatës me COVID në vend ka ardhur edhe si rezultat i nisjes së vaksinimit masiv në të gjithë vendin.