Nenkoloneli Ndrec Përkeqi

COVID i merr jetën nënkolonelit shqiptar, komandant i batalionit të tankeve në luftën e Kosovës

15 Nëntor 2020, 11:34| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 11:37

  • Share

Një tjetër personalitet i rëndësishëm në Shqipëri ka humbur jetën pasi është infektuar me COVID.  

Nënkoloneli i Forcave të Armatosura, Ndrec Përkeqi, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti ta fitonte betejën me koronavirusin.

Nënkoloneli Përkeqi, prej tre javësh ishte i shtruar në spitalin Covid2 dhe pasi gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm, ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Përkeqi ka pasur një rol dhe kontribut shumë të madh në luftën e Kosovës, pasi në atë periudhë ka qenë komandat i batalionit të tankeve.

Batalioni i tankeve të përqendruara në Kukës ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në operacionet humanitare dhe ushtarake në vitet 1998-1999.


Lajmi kryesor:

COVID shënon tjetër rekord në Shqipëri/ 597 raste të reja dhe 11 viktima! Virusi i merr jetën nënkolonelit shqiptar dhe drejtorit të Institutit të Ndërtimit


K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lavdi deshmoreve: 16/11/2020 14:33

    Ngushellime familjes ! Njeri shume i nderuar dhe kusheri im

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/11/2020 16:55

    Lavdi !!!

    Përgjigju
  • Arjan: 15/11/2020 14:51

    Rahmet pastë dhe i dhëntë Zoti fuqi familjarëve të tij.

    Përgjigju
  • Erik: 15/11/2020 11:47

    Ngushellime familjes, behuni te forte!

    Përgjigju
    • Oficeri: 16/11/2020 13:22

      Lamtumire miku im

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?