Covid, ilaçi 'Interferoni beta' testohet në Mbretërinë e Bashkuar te pacientët me koronavirus

4 Maj 2020, 17:11| Përditesimi: 4 Maj 2020, 17:14

  • Share

Një ilaç i ri i zhvilluar nga shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar për të trajtuar pacientët Covid-19 është duke u testuar në Spitalin Universitar Southampton në Mbretërinë e Bashkuar.

Zhvilluar nga ndërmarrja bio-teknologjike Synairgen, trajtimi përdor një proteinë të quajtur ‘interferon beta’, të cilën trupat tanë prodhojnë kur kemi një infeksion viral.

Rezultatet fillestare nga testimit priten të jepen në fund të qershorit.

Aktualisht ka disa trajtime efektive për koronavirusin që mbështeten në sistemin imunitar të pacientëve.

Po cili është ilaçi i ri?

‘Interferon beta’ është pjesë e linjës së parë të mbrojtjes së trupit të njeriut kundër viruseve, duke e paralajmëruar atë ‘të presë’ një sulm viral, shpjegon Richard Marsden, shefi ekzekutiv i Synairgen në Southampton.

Ilaçi është një formulim i veçantë i ‘interferonit beta’ që i jepet pacientit direkt në rrugët e frymëmarrjes kur koronavirusi tashmë është aty, me shpresën se një dozë e drejtpërdrejtë e proteinave do të shkaktojë një reagim më të fortë anti-viral edhe te pacientët, sistemi imunitar i të cilëve është i dobët.

Kur do të kemi një ilaç për të luftuar koronavirusin? Sa kohë duhet për t’u rikuperuar?

‘Interferoni beta’ zakonisht përdoret në trajtimin e sklerozës së shumëfishtë. Ndërmarrja Synairgen tashmë ka treguar që ilaçi i përgatitur prej saj mund të stimulojë reagimin imunitar në mushkëri të pacientëve me astmë dhe gjendje të tjera kronike të mushkërive.

Por ata thonë se në rastin e koronavirusit, ne mund të dimë vetëm nëse funksionon për pacientët Covid-19 pasi të ketë kaluar një provë rigoroze klinike.

75 vullnetarët e përfshirë deri më tani në teste janë rekrutuar nga rreth 10 spitale në të gjithë Britaninë. Gjysma marrin ilaçin, gjysma tjetër merr atë që njihet si një placebo - një substancë joaktive. Askush pacient i përfshirë në teste nuk e di se cilën nga të dyja ka marrë pasi sipas mjekëve nëse do ta dinë mendja e tyre nis të paragjykojë dhe mund të deklarojnë efekte anësore që nuk i kanë.

Rezultatet fillestare nga prova ‘beta e interferonit’ priten deri në fund të qershorit. Por edhe nëse ilaçi tregon se është premtues, do të përballet me një kontroll të mëtejshëm përpara se të përdoret në mënyrë rutinore tek pacientët. Kjo mund të zgjasë me muaj, megjithëse qeveria ka thënë se do të funksionojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse vlerësohet i efektshëm, ilaçi dhe nebulizatorët e përdorur për ta shpërndarë atë do të duhet të prodhohen në sasi të mëdha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?