Ekonomi

COVID/ Italia ‘mbyll’ kufirin! Operatorët: Jo të gjitha kompanitë rimbursojnë biletat! Testi PCR rrit kostot, të hiqet

26 Tetor 2021, 22:42| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 22:49

  • Share

Nëse nuk do të udhëtoni drejt Italisë për arsye pune, shkolle apo urgjencë, ju nuk do të mund të kaloni kufirin. Ky ishte vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë italiane pasi Shqipëria është vendosur sërish në zonën e rrezikut pasi numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur. Megjithatë, a do të rimbursohen biletat e qytetarëve. Report Tv ka pyetur agjencitë turistike.

"Biletat që janë prerë gjatë kësaj periudhe kohore, kompanitë ajrore secila ndjek politikat e veta. Ose kthen biletën ose e përdor për një kohë të dytë"

"Kompani të ndryshme kanë politika të ndryshme. Wizz air ka ofruar siguracion që shoqëronte vlerën e biletës. Çdo ndryshim i jepte udhëtarëve mundësinë për të ndryshuar datën. Udhëtarët e tjerë e kanë të pamundur të përfitojnë", tha operatori turistik, Besnik Vathi.

Tashmë e vetmja shpresë e agjencive turistike është që këto masa të mos zgjasin gjatë.

"Shpresoj që data 15 dhjetor të jetë e fundit pasi na presin festat e fundvitit.  kemi para edhe festat e nëntorit dhe është fundjavë e gjatë dhe njerëzit kishin planifikuar të shkonin", u shpreh Alberta Zani.

Sakaq operatorët turistikë kanë edhe një apel për qeverinë shqiptare pasi rregullat e vendosura kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek ata.

"Shteti shqiptar të heqë testet pcr në hyrje qoftë për të huajt qoftë për shqiptarët. Vendosja e këtij testi nuk ka asnjë efekt pozitiv, vetëm rrit kostot e udhëtimit", thanë ata.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?