Duket se hija e Covid në Itali do të shtrihet deri në fund të vitit.
Kryeministri Giuseppe Conte ka deklaruar se vendi po shkon drejt shtyrjes deri më 31 dhjetor të gjendjes së emergjencës shëndetësore si një masë që do të shërbejë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e koronavirusit.
Gjithsesi kreu i qeverisë italiane tha se “Jo gjithçka është vendosur ende”, por duket se gjërat po shkojnë në këtë drejtim.
Është e qartë se vendimi për të zgjatur deri në fund të vitit Gjendjen e Jashtëzakonshme është ndikuar nga nga parashikimet e bëra nga Komitetit Shkencor Teknik, i cili me propabilitet por jo siguri, ka parashikuar mundësinë e valës së dytë Covid në vjeshtë.
Nëse gjithçka do të zyrtarizohet, ‘Mbrojtja Civile’ do të luaj një rol qendror, veçanërisht në funksion të rihapjes së shkollave.
Kreu i 'Lega'-s, Matteo Salvini ka protestuar ndaj fjalëve të Kryeministrit Conte.
"Jo faleminderit. Italianët kanë treguar sens të përbashkët. Ata meritojnë besim dhe respekt, duan të jetojnë dhe të punojnë. Liria nuk mund të anulohet me dekret". – shkruan Salvini në Twitter