Sot i gjithë stafi i Report TV, përfshi ata që punojnë në studio, doli në transmetim dhe do të vazhdojë deri në mesnatë të transmetojë me maskën antiCovid. Një nismë e vogël për të ndërgjegjësuar opinionin publik dhe për të edukuar për përdorimin e maskës, e cila bashkë me distancimin fizik dhe higjienën e duarve, mbetet mbrojtja më e mirë ndaj Covid-it. Të përdorësh maskën nuk është turp, as një shenjë dobësie, përkundrazi është shenjë respekti për jetën tënde dhe të të tjerëve. Nëse të gjithë do të përdornim maskën, mundësia e infektimit nga një person i sëmurë ulet në 1.5 % nga 90 % të mundësive që kemi kur nuk vendoset dhe pa ditur takojmë një person të sëmurë.
Si Report Tv ishim media e parë që kritikuam qeverinë (duke nisur nga ministrja e shëndetësisë) që për shumë javë asnjëherë nuk sugjeruan përdorimin e maskës, duke e konsideruar gabimisht një masë të tepërt. Shumë politikanë të tjerë ndoqën të njëjtën linjë, ndërsa një pjesë e opozitës jo vetëm shmangu përdorimin e maskës, por arriti deri aty sa të propagandojë në social media lajmin e rremë se Covid nuk ekziston.
Fatkeqësisht mediat sociale janë edhe në këtë moment foleja e parazitëve që në vend që të punojnë për familjen dhe për të mirën e përbashkët, “përkushtohen” për kuletën personale për ta shpenzuar të ulur nëpër kafenetë e duke mbjellë urrejtje, ironi dhe dezinformim. Beteja kundër Covid kërkon bashkëpunimin e përgjegjshëm të të gjithëve, e mbështetur nga ndërgjegjësimi se së bashku dhe duke respektuar rregullat, beteja mund të fitohet. Ja përse në fund të fundit kjo është edhe një betejë kulturore në të cilën përpjekjet e personave të ditur, kërcënohen nga sjelljet e papërgjegjshme të injoranteve.
Për këtë arsye falënderoj kolegët dhe gjithë stafin e Report TV (moderatorë, gazetarë, korrespondentë në të gjitha qytetet, kameramanë, teknikë, etj ejt ) që përkrahu me seriozitet dhe me sens qytetarie nismën tonë. Një nismë e vogël që ka marrë përkrahjen e madhe të shumë qytetarëve, por mbi të gjithë të mjekëve dhe infermierëve që privatisht apo publikisht na falënderuan. Pasi janë pikërisht mjekët dhe infermierët që luftojnë çdo ditë për të shpëtuar jetë njerëzve të shtruar në spital edhe vetëm pse besuan se maska ishte e panevojshme apo e sikletshme. Tani që është tepër vonë e kuptojnë sa i madh dhe dramatik është gabimi që bënë.
Shume njeres te mire ketu ne Shqiperin me mijra probleme perpiqen per sensibilizimin e bashkatdhetarve te tyre qe mos injorojne kete armik misterioz qe po godet gjith boten,kurse un ju them juve sensibilisusa qe fjalen e fundit do ta thoj Zoti,per momentin mos harrojme qe pjesa me e madhe e shqiptarve jane shum te varfer per shkak te tenjave qe nuk kan te ngopur duke ngren,fakti qe i popull i vogel si ne nuk eshte akoma ne europe verteton me qartesi kete fakt.Zoti po vjen per drejtesi te drejt.Rrofshin Shqipetaret te pa djallezuar
PërgjigjuTe lumte ty! Vetem ti ben fushata sensibilizimi ne Shqiperi per shume ceshtje te ndryshme jo vetem per kete. Menaxhimi nga qeveria skandaloz (nuk eshte koment me ngjyrime politike), sjellja e njerezve si shpellar edhe shpellaret do te dinin te ruanin distance duke ndejtur neper shpella. Sa perfundoi karantina me vrap u dynden kafeneve si ujqer te uritur....skeni turp, keni plot shembuj te shteteve te tjera, ruani distancen, mbani maska, higjene maksimale personale, disifektomi duart, mos puthni mos perqafoni, mos shkoni neper dasma fshehtas neper lokale me nga 200-300 vete edhe pastaj qaheni!!!! Po kujt ti flasesh keta jane te tere te shurdher!
PërgjigjuCovid ka aleat injorancen dhe korrupsionin ne shendetesi
PërgjigjuNese nuk jeni te afte apo ne gjendje te mbani distancimin social , vishni Maskat.( Donald J Trump)
Përgjigjukovid ka aleat surratin tat dhe te atyre qe perpiqen ta mediatizojne kundrejt pagesave qe marrin nga organizata te falimentuara si Obsh apo nga qeveri te korruptuara si kjo e jona. ne nentor pasi zoti trump te rikomfirmohet do shikoni ju o zoterinj ndergjegjesues (qe sigurisht kete koment sdo ta botoni por do ta kujtoni) se kovidi juaj do avulloje bashke me ata qe w shpiken.
PërgjigjuInteresante kjo teza e zgjedhjeve ne USA ne Nentor, e kam degjuar edhe nga disa analiste sh te zote. E marim sikur kjo hipoteze te jete e vertete - Po cfare lidhje ka pandemia me zgjedhjet ne Amerike? Perse duhej te benin te gjithe kete zhurme per 1 pale zgjedhje? Cfare fshihet pas ketyre zgjedhjeve?! Qe virusi eshte i vertete - eshte mjafton te shkoni ne Infektiv. Qe jane humbur jete njerezish - edhe kjo eshte shume e vertete nuk eshte e fabrikuar! Po perse duhej ti futeshin “ata” kushdo qe e ka bere gjithe kesaj drame vetem per 1 pale zgjedhje?! Ne USA cso 4 vjet ka zgjedhje cfare i ben ato te ndryshme tani?