Aplikacione që veprojnë në të gjitha vendet e Evropës të montuara në telefonat mobil, një faqe interneti e vetme për të gjithë kontinentin në dispozicion të turistëve me informacione mbi situatën në kufij, shtretër falas në spitale, disponueshmëri e shtretërve në hotele dhe trendi i infeksioneve për secilin rajon, rihapja e kufijve midis zonave me rrezik të ngjashëm epidemiologjik, tavolina dhe cadra, të vendosura së paku dy metra larg në bare, restorante dhe plazhe.
Komisioni Europian po përpiqet të shpëtojë sezonin e verës, vendimtar për industrinë e turizmit, e cila vetëm vlen 10% të PBB-së Evropiane, ose 1.400 miliardë.
Ekipi i drejtuar nga Ursula von der Leyen e bën këtë tentativë duke aprovuar një seri rekomandimesh dhe udhëzimesh.
Aksionet për Brukselin janë shumë të larta, aq sa në të ardhmen Fondi i Rimëkëmbjes i financuar nga obligacionet evropiane, një e pesta e burimeve mund t'i kushtohet turizmit.
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, në rastin më të keq sektori i turizmit do të humbiste midis 60 dhe 80% të të ardhurave në krahasim me vitin 2019, me humbje midis 840 dhe 1000 miliardë euro.
Hapja e kufijve
Paketa maksimale e Komisionit Evropian fillon me hapjen e kufijve, të cilat do të duhet të koordinohen. Karantinat tani të detyrueshme në shumicën e vendeve për ato që vijnë nga një partner tjetër i BE-së, duhet të eliminohen në mënyrë të koordinuar dhe graduale midis zonave epidemiologjike me rreziqe të ngjashme
Pasaportat mjekësore
Për momentin, ideja e një pasaporte shëndetësore të kërkuar nga disa qeveri, nuk është përfshirë.
Komisioni Evropian tha se do të propozojë hapjen graduale të kufijve të BE-së, për t’i dhënë shtytje industrisë së turizmit, e cila është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.
“Mesazh i yni është se ne do të kemi sezon turistik këtë verë, qoftë me kufizime apo me masa të sigurisë”, tha komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.