Foto nga procesi i vaksinimit

Shëndeti

COVID/ Komiteti i Imunizimit rekomandon dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët dhe qytetarët me sëmundje kronike! Vaksinim edhe i fëmijëve mbi 12 vjeç me sëmundje kronike

19 Tetor 2021, 15:53| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 17:30

  • Share

Komiteti i Imunizimit në vendin tonë i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të ekspertëve vaksinimin me dozë të tretë për qytetarët mbi 60-vjeç dhe për ata me sëmundje kronike.

Vaksinimi me dozat e treta do të jetë i kombinuar, pra nëse dikush ka bërë Pfizer, dozën e tretë mund ta bëjë edhe Sinovac, apo një vaksinë tjetër që përdoret në vendin tonë.

Po ashtu është rekomanduar edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç që vuajnë me sëmundje kronike. Sipas Komitetit të Imunizimit, vaksinimi i fëmijëve në kategorinë përkatëse, duhet të vaksinohen me Pfizer.

Vaksinimi me doza të treta dhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç tashmë është një praktikë që po ndiqet në shumë vende, ndërsa në vendin tonë ka patur disa debate nëse duhet të bëhet e njëjta gjë.

Pavarësisht se nuk është marrë ende një vendim i tillë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se me nënshkrimin e kontratës prej 500 mijë vaksinash Pfizer që pritet të vijnë brenda vitit, është siguruar sasia e nevojshme edhe për të nisur me dozat e treta.

Mbrëmjen e djeshme erdhën në vend 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesa e parë nga marrëveshja e arritur me Pfizer. Deri më tani, numri total i vaksinave të mbërritura në vendin tonë ka shkuar në 2,379,960.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Najadi: 19/10/2021 20:41

    Kina sikur nuk vaksinon me, apo vitin tjeter vjen vala e nderprerjes se vaksines ketu tek ne

    Përgjigju
  • E.D: 19/10/2021 19:30

    Po mamin e kalamojt n’gop 3 herë e jeni dakort?

    Përgjigju
    • fisin supaxhinjve shqipfoles: 19/10/2021 20:16

      Imagjinoni se sa idiot duhet te jete lexuesi qe ndikohet nga komenti antivaksine i shqipfolesit ED, qe nuk kursen as femijet nga sharjet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?