Covid, kontribuan në ditët e pandemisë nga koronavirusi, Italia jep leje qëndrimi për rreth 600 mijë emigrantë të paligjshëm

7 Maj 2020, 14:42| Përditesimi: 7 Maj 2020, 14:45

  • Share

Italia ka vendosur të pajisë me leje qëndrimi rreth 600 mijë emigrantë të paligjshëm. Sipas autoriteteve, ata që do të përfitojnë janë personat, të cilët dhanë kontributin e tyre gjatë ditëve të vështira të pandemisë duke punuar në fusha dhe u kujdesur për personat e moshuar në nevojë.

“Ushqimi që vjen në tavolinat tona vjen nga këto fusha. Tashmë është momenti që të kujdesemi për të drejtat e atyre që punuan për këto”, deklaroi ministrin për jugun, Peppe Provenzano.

Kujtojmë se mijëra emigrantë të paligjshëm punuan në fushat me të mbjella përreth Italisë. Edhe pse rrezikuan të arrestoheshin për shkak të masave shtrënguese të aplikuara në shumë zona për shkak të pandemisë së koronavirusit, ata nuk e ndaluan punën dhe ndihmuan të moshuarit përreth.

Lejet e qëndrimit që pritet t’iu jepen emigrantëve nuk parashikojnë të drejtën e votës dhe janë të rinovueshme çdo 6 muaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?