Kosova & Rajoni

Covid/ Kosova regjistron 7 viktima dhe 69 raste të reja

10 Shtator 2020, 15:16| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 17:34

  • Share

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 69 raste të reja të infeksionit Covid dhe 7 viktima

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14,446 kurse totali i vdekjeve 581, gjithashtu të shëruarit numërohen në 11 mijë.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 58 raste të reja infeksioni dhe 1  viktimë.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 32,136 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 729.

Maqedonia e Veriut ka raportuar për 121 raste të reja infeksioni dhe 3 vdekje Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 15 414  për një total prej 637 viktimash që prej fillimit të pandemisë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 12850.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?