Covid, ky është kontinenti që ka arritur të mbetet plotësisht i pa infektuar nga koronavirusi

8 Maj 2020, 13:57| Përditesimi: 8 Maj 2020, 14:00

  • Share

Antarktida, vendi më i ftohtë në Tokë, tani konsiderohet “vendi më i sigurt në botë”, pa asnjë rast të konfirmuar me COVID-19.

Rajoni pati një rrezik të madh të infeksionit nga virusi i ri kur shpërthimet goditën anijet e lundrimit të fundit të sezonit, por Koronavirusi nuk arriti asnjëherë në brigjet e tij të ngrira.

Dhe, për shkak se aktualisht është në sezonin e tij dimëror, kur është plotësisht i shkëputur nga aktivitetet detare, për pasojë nuk shfaq asnjë risk të mundshëm infektimesh.

Edhe pse këtu nuk ka një popullsi zyrtare autoktone – përveç nëse llogaritni pinguinet, balenat etj. rreth 5,000 njerëz, kryesisht shkencëtarë dhe studiues, aktualisht banojnë në bazat e sa.

Keri Nelson, një koordinatore administrative në Stacionin Palmer të Anvers Island, stacioni më verior i SHBA në Antarktidë, është njëri prej tyre.

“Unë me të vërtetë nuk mendoj se ka një person këtu, i cili nuk është mirënjohës për të qenë këtu, dhe të jetë i sigurt,” i thotë ajo CNN Travel përmes emailit. “Por të gjithë ne jemi shumë mirënjohës që jetojmë në një vend ku kjo sëmundje (dhe të gjitha implikimet e shëndetit dhe stilit të jetës së saj) mungojnë.”

Ndërsa ata mund të jenë të shkëputur gjeografikisht nga pandemia, e cila sekretari i përgjithshëm i KB Antonio Guterres e ka shpallur “krizën më sfiduese” në botë që nga Lufta e Dytë Botërore, Nelson dhe kolegët e saj po vazhdojnë vazhdimisht me zhvillimet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?