Covid, liderët botërorë më 4 qershor në ‘Samitin për Vaksinën’

29 Maj 2020, 17:23| Përditesimi: 29 Maj 2020, 17:25

  • Share

Një takim virtual mbi vaksinën i liderëve botërorë do të mbahet në Londër më 4 qershor.

Lajmi u dha nga ambasadori britanik në Romë Jill Morris, i cili tha gjithashtu se takimi do të kryesohet nga Kryeministri I Britanisë së Madhe Boris Johnson.

"Qëllimi i Samitit - shpjegoi ambasadori - është të mbledhë 7.4 miliardë dollarë në favor të Gavi (organizata ndërkombëtare e vaksinave e krijuar në vitin 2000) për periudhën 2021-2025".

Morris tha se edhe kryeministri Italian Giuseppe Conte do të jetë pjesë e samitit virtual dhe se mes Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ekziston një bashkëpunim i fortë shkencor edhe në këtë fazë të emergjencës së koronavirusit, në veçanti partneriteti midis Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë italiane në Romë, ‘Pomezia Irbm’ për zhvillimin e një vaksine. "

Këto dy kompani tashmë kanë një marrëdhënie të konsoliduar, por në shkurt ata nënshkruan një kontratë dhe ky bashkëpunim rezultoi me testet klinike të vaksinës së krijuar nga këto dy kompani.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?