Covid - Mali i Zi do t’i jap fund situatës pandemike nga koronavirusi

16 Maj 2020, 09:43| Përditesimi: 16 Maj 2020, 11:04

  • Share

Mali i Zi është drejt eleminimit të koronavirusit. Autoritetet në vend shprehen se është vendi i parë në Rajonin e Ballkanit që në dy javët e fundit ka raportuar pak ose aspak raste të reja.

Mali i Zi me rreth 630 mijë banorë numëron disa qindra të infektuar dhe vetëm 9 viktima por ai shpreson të jetë i pari vend në Ballkan që do të shpallet i pastër nga koronavirusi ndonse Sllovenia dje i dha fund situatës epidemiologjike

Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar se epidemia Covid-19 është nën kontroll të plotë.

‘Jemi gjithnjë e më afër të qenit një vend pa koronavirus’.

Rastet e para në Malin e Zi u shfaqën më 17 mars ndërkohë kur shumë vende të Europës kishin regjistruar dhjetra apo qindra infeksione dhe vdekje. Që atherë Mali i Zi ka konfirmuar mbi 320 raste.

Më 14 maj të gjithë të prekurit nga koronavirusi kanë qenë të shëruar përveç gjashtë raste aktive, kurse në spitale nuk ka patur asnjë të shtruar në terapi intensive apo pavionet e tjera covid, ndryshe nga vendet e tjara të rajonit që raportojnë çdo ditë raste të reja.

Autoritetet ia kanë atribuuar këtë sukses në masë të madhe respektimit të masave kufizuese por edhe numrit të madhe të testimeve. Sipas webfaqes ‘worldometer’, e cila gjurmon rastet e koronavirusit, Mali i Zi dhe Serbia nga vendet e Ballkanit kryesojnë me numrin e testimeve për një milion banorë. Pas tyre vijnë Bosnja, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Qeveria e Malit të Zi ka ndërmarrë masa parandaluese përpara se të shfaqeshin rastet e para me koronavirus. Kufijt, shkollat, baret, restorantet u mbyllën, lëvizja e qytetarëve është kufizuar ndërsa shtetasin e Malit të Zi që u evakuuan u sistemuan fillimisht në karantinë të detyrueshme dhe pastaj në vetëizolim.

Një fazë e veçantë kundër pandemisë është zhvilluar në Tuz, një komunë me rreth 15 mijë banorë shumë pranë Podgoricës.

Tuzi përjetoi karantinë të plotë pas diagnostikimit të 15 rasteve më 24 mars dhe masat e izolimit dhe bllokimit ishin të plota por dhe të respektuara nga tuzianët. Fal edhe kësaj sjellje në Tuz nuk u regjistrua asnjë viktimë.

Autoritetet shpresojnë që duke filluar nga 1 qershori të rihapin kufijtë në mënyrë që te rivihet në punë motori i turizmit. Mali i Zi në masë të madhe varet nga industria e turizmit. Të ardhurat nga ky sektor përbëjnë 1 të tretën e PBB

Instituti i Shëndetit të vend ka rekomanduar disa masa për turistët e mundshëm. Kryeministri Dushko Markoviç është shprehur optimist. Në javët e ardhshme do ta përgatisim vendin për sezonin turistik-shkruan ai në Twitter.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?