Në Itali regjistrohen 10 viktima dhe 306 raste të reja! Mbi 15 milionë infeksione Covid në botë

23 Korrik 2020, 08:24| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 21:33

  • Share

Në të gjithë botën janë regjistruar zyrtarisht të identifikuar pozitiv me infeksionin e koronavirusit më shumë se 15 milionë njerëz dhe mbi gjysma e të cilëve janë raportuar si raste Covid në SHBA dhe Amerikën Latine ku pandemia vazhdon të përhapet me ritme të larta.

Sipas informacioneve nga OBSH-ja, për një javë rresht janë regjistruar në botë çdo ditë mesatarisht mbi 230,000 raste të reja.

Në total, që nga muaji dhjetor pandemia ka vrarë të paktën 623 461 njerëz

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga emergjenca shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi.

Nw 24 orwt e fundit u raportuan mbi 1000 vdekje dhe 71 mijw raste tw reja infeksioni.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend ëhtë rritur në afro 4 milionë, për një total vdekjesh prej mbi 143 mijë.

Ora 17:38
Në Itali regjistrohen 10 viktima dhe 306 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.092 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 306 raste të reja pozitiv për një total prej 245 338

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 214 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 197 842.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 3 viktimë nga koronavirusi për një total prej 16 801 vdekje, si edhe 82  raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 715 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Rastet e reja të Covid në Lombardi mbeten konstante ndërsa shtrimet në spital janë zvogëluar.

Deri tani Rajoni i Lombardisë ka regjistruar 57% të rasteve pozitive në Itali

Autoritetet në Rajonin Italian të Campagia, ku totali i infeksioneve është rreth 5000 kurse vdekjet numërohen në 435, kanë vendosur mbylljen e qendrave tregtare, njësitë e shërbimit, baret dhe restorantet ku do të identifikohen raste të mos mbajtjes së maskave, jo vetëm nga ana e punonjësve të shërbimit por dhe klientët.

Ora 17:07
Covid/ Në Angli, nga nesër bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës

Taksimi ligjor përmes detyrimit për mbajtjen e maskës, i parashikuar deri tani vetëm në transportin publik dhe në spitale, duke filluar nga nesër do të shtrihet edhe për përdorim në supermarkete, qendra tregtare, banka dhe zyra postare.

Për dallim nga sa është deklaruar ditët e fundit, detyrimi për maskat do të zbatohet edhe në restorante apo kafene që ofrojnë ‘takeaway’.

Në Britaninë e Madhe deri tani janë raportuar 298 mijë raste të personave të infektuar nga koronavirusi dhe më shumë se 45 580 viktima.

Mbretëria ishullore ndodhet e renditur në vendin e nëntë të grafikut të pandemisë Covid-19, e cila udhëhiqet nga SHBA

Ora 15:24
Covid/ Regjistrohen më shumë se 6700 raste të reja infeksioni në Rusi dhe Ukrainë

Në Ukrainë, autoritetet shëndëtësore kanë konfirmuar për 856 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit.

Me këto shifra totali I të prekurve ësgtë rritur në 61851 raste të identifikuar pozitiv.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 17 viktima, për një total vdekjesh prej 1151 raste që nga fillimi I pandemisë.

Autoritetet në Rusi janë deklaruar për 5848 të identifikuar me infeksionin e koronavirusit dhe 148 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të azhornuara të Universitetit Johns Hopkins, rastet totale të të prekurve nga Covid në vend është rritur në 795.038, për një total prej12.892 vdekjesh

Ora 08:30
Covid/ Regjistrohen 68 mijë raste të reja infeksioni në Brazil në 24 orët e fundit

Amerika Latine dhe Karaibet, ende po përballet me një fazë në rritje të  dëmeve shkatuar nga pandemia.

Totali i rasteve të infeksionit në këto dy vende është mbi 4 milionë kurse vdekjet numërohen në rreth 173 mijë.

Brazili ka regjistruar në 24 orët e fundit afro 68 mijë raste të reja të identifikuar të sëmurë nga virusi i ri.

Në gjigandin e Amerikës së Jugut numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në më shumë se 2.2 milionë, për një total prej rreth 83 mijë vdekjesh

Peruja, e ndodhur në vendin e gjashtë në grafikun e pandemisë Covid, pas SHBA-ve, Brazilit, Indisë, Rusisë dhe Afrikës së Jugut, ka të konfirmuar në total 367 mijë raste pozitivë me Covid dhe 13 800 viktima.

Në Afrikë, ku OBSH-ja gjithashtu është e shqetësuar për përshpejtimin e epidemisë, vdekjet kanë tejkaluar pragun e 15 000 rasteve për një total infeksionesh prej 754 mijë që nga fillimi i emergjencës së koronavirusit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?