Hipoteka e Korçës

6 punonjës të infektuar, Covid mbyll kadastrën e Korçës

22 Tetor 2020, 07:16| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 13:19

  • Share

6 punonjës të kandastrës së Korçës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 duke e çuar në 8 numrin në total të të infektuarve brenda këtij institucioni.

2 punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan në datën 15 Tetor.

Ditën e djeshme, ashtu siç shihet dhe në shkresë drejtoria vendore e institutit të shëndetit publik në zbatim të masave për parandalimin e Covid 19 ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, ndërkohë që drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25.

Bëhet me dije që mëngjesin e sotëm pritet të bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve .

Po ashtu është marrë tamponi gjithë punonjësve të katit të parë, ndërkohë që gjithë personeli do të vendoset në vetëkarantinim deri ditën e hënë, atëherë kur pritet të nisë shërbimi për qytetarët.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?