Covid 'mbyt' Rumaninë, regjistrohen më shumë se 1500 raste të reja dhe 33 viktima! 11 të vdekur në Bosnje Hercegovinë

27 Gusht 2020, 14:13| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 14:16

  • Share

Duket se infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi ka gjunjëzuar përfundimisht Rumaninë teksa vendi prej rreth një muaji mbetet mbi pragun e 1000 raste të prekur dhe raporton dita ditës një numër të lartë vdekjesh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar pozitiv 1504 raste të reja.

Gjithashtu Autoritetet raportuan edhe për 38 viktima.

Që prej fillimit të pandemisë Covid, Rumania ka patur 83150 të infektuar kurse totali I viktimave ka shkuar në 3459. Gjithashtu janë shëruar edhe më shumë se 36 mijë pacientë.

Sllovenia ka raportuar sot për 33 raste të reja Covid dhe asnjë viktimë.

Totali i të prekurve në vend është rritur në 2755 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën mbetet i pandryshuar 133, teksa totali i të shëruarve është 2199

Në Bosnje Hercegovinë gjatë 24 orëve të fundit ka patur 311 raste të reja të identifikuar me koronavirus. Autoritetet shëndetësore në vend thanë se kanë humbur jetën nga infeksioni edhe 11 persona.

Sipas të dhënave, totali i rasteve Covid që prej fillimit të pandemisë është 18 920 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 582. Gjithashtu janë shëruar në total edhe 12 480 pacientë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?