Asambleja e OBSH, më shumë se 100 vende mbështesin Bashkimin Europian për hetimin e origjinës së koronavirusit

18 Maj 2020, 12:46| Përditesimi: 18 Maj 2020, 15:36

  • Share

Mbi 100 vende po mbështesin një projekt rezolutë të propozuar nga BE për një hetim të pavarur mbi origjinën e koronavirusit.

Drafti do të paraqitet sot gjatë edicionit të 73-të të Asamblesë Botërore të Shëndetit, organi vendimmarrës i OBSH.

Midis vendeve që kërkojnë hetimin është edhe Rusia, India, Japonia, Britania e Madhe, Kanadaja, Indonezia dhe padyshim 27 shtetet e BE-së.

Zëdhënësi i BE-së Virginie Battu-Henriksson tha se në Asamble do të shtrohen disa pyetje si - "Si u përhap kjo pandemi? Apo edhe ‘Cila është epidemiologjia që qëndron pas saj?’

Kina zyrtare ka daklaruar më parë se është në dispozicion të pranojë vetëm një hetim të drejtuar nga OBSH-së, në kohën e duhur, ose sapo të mbarojë emergjenca shëndetësore

Tema kryesore e diskutimeve të ekspertë shëndetësorë nga 194 vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të jetë pandemia nga koronavirusi gjatë së cilës, që prej shpërthimit epidemik në Kinë janë infektuar më shumë se 4.7 milionë njerëz.

Për t'u miratuat Rezoluta ka nevojë për votën mbështetëse të dy të tretave të 194 anëtarëve të asamblesë. Për kreun e OKB, Antonio Guterres, kjo nuk është koha për të nisur hetime mbi origjinën e Covid. Ai tha se "Kur ta lëmë pas Covidin do na duhet të gjejmë origjinën e tij dhe përgjegjësit e pandemisë.

OBSH-ja supozohet të përfaqësojë interesat e të gjitha vendeve anëtare të saj në mënyrë të barabartë, por ajo e ka gjetur veten në qendër të një beteje politike midis Kinës dhe SHBA, teksa presidenti amerikan Donald Trump e ka akuzuar zyrtar për keqmenaxhim dhe mbulim të përhapjes së koronavirusit në Kinë.

Ora 17:11
Shefi i OBSH-së: Do të hetojmë pandeminë nga koronavirusi sa më shpejt që të jetë e mundur

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar sot në Asamblenë e Organizatës se trajtimi i pandemisë do të hetohet në mënyrë të pavarur.

Ai e mbrojti përgjigjen e organizatës së tij ndaj koronavirusit, duke thënë se u ka dhënë vendeve udhëzime dhe këshilla të bollshme.

“OBSH-ja e ka lëshuar alarmin herët dhe shpesh”, tha Tedros në një fjalim para Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.

Megjithatë, ai e mirëpriti një rezolutë të propozuar, me nismën e Bashkimit Evropian, për të rishikuar përgjigjen e OBSH-së, duke thënë se ajo duhet të përfshijë "të gjithë aktorët, me mirëbesim".

Tedros tha se do të nisë një hetim të pavarur të përgjigjes së OBSH-së sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Do të inicioj një vlerësim të pavarur, në momentin e parë të duhur, për të shqyrtuar përvojën e fituar dhe mësimet e marra, si dhe për të bërë rekomandime, për të përmirësuar gatishmërinë dhe përgjigjet kombëtare dhe globale ndaj pandemisë”, tha Tedros.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar OBSH-në për keqmenaxhim të krizës dhe, për rrjedhojë, kanë ndërprerë fondet për të në muajin prill.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se OBSH-ja “ka qenë e përqendruar rreth Kinës” dhe se Kina duhet të përballet me pasoja nëse ka qenë “me vetëdije përgjegjëse” për pandeminë.

Ora 15:10
Covid, Emmanuel Macron për vaksinën: Shëndeti i njeriut nuk mund të blihet dhe as të shitet

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur mbështetje për Organizatën Botërore të Shëndetit dhe bëri thirrje për qasje të barabartë në çdo vaksinë për koronavirusin, ndërsa ka folur në një deklaratë të para-regjistruar për Asamblenë e 73-të Botërore të Organizatës së Shëndetit.

"Nëse zbulojmë një vaksinë kundër Covid-19, ajo do të jetë një e mirë publike globale dhe të gjithë duhet të kenë qasje në të," tha Macron.

Ai e quajti këtë një çështje të efektivitetit dhe parimit. "Shëndeti i njeriut nuk mund të blihet dhe as të shitet”, - tha Emmanuel Macron duke shtuar se "Ne kemi nevojë për një OBSH të fortë për të trajtuar Covid-19”.

Ora 13:56
Covid, Presidenti Xi Jinping: Kina i dhuron OBSH 2 miliardë dollarë, vaksina jonë do jetë për të gjithë

Presidenti kinez Xi Jinping njoftoi në asamblenë e 73-të të OBSH-së se Kina do t'i dhurojë Organizatës "dy miliardë dollarë" për të luftuar koronavirusin dhe se nëse Pekini do gjente një vaksinë kundër Covid-19 për ta shpërndarë atë në te gjithë botën.

"Kina ka vepruar në mënyrë transparente dhe të shpejtë, duke siguruar të gjitha informacionet në kohën e duhur dhe duke ndihmuar vendet në emergjencën e koronavirusit, theksoi gjithashtu presidenti kinez.

"Do të ketë një hetim të plotë të Covid-19 bazuar në shkencë dhe do të kryhet profesionalisht, por vetëm kur emergjenca të jetë nën kontroll”, - shtoi ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • francez: 18/05/2020 15:36

    po ky hajvani macron cfare llafos?! shendeti dhe jeta e njeriut ehste bere mall ehu qe kur smbahet mend ... ec mor popullist se nje fytyre keni te gjithe...

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 18/05/2020 12:56

    Ha ha ha !! Di i paguaje Kina te gjitha faturat!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?