Covid/ Ulet numri i vdekjeve në Itali, regjistrohen 8 viktima! Rekord në SHBA, 40 mijë raste të reja infeksioni në një ditë

27 Qershor 2020, 08:40| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 17:45

  • Share

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuara pozitivë nga infeksioni i koronavirusit është rritur në më shumë se 9.8 milionë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, totali i viktimave prej Covid është në pragun e 500 mijë, sakësish janë 494 181 persona që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

SHBA kryesojnë renditjen në grafikun e pandemisë me rreth 2.5 milionë raste infeksioni dhe afro 125 mijë vdekje

Në vendin e dytë ndodhet Brazili i cili ka regjistruar që nga fillimi i emergjencës shëndetësore më shumë se 1.2 milionë të infektuar dhe rreth 56 mijë viktima Covid.

Rusia ndodhet në renditje pas Brazilit me 620 mijë të infektuar dhe 8770 vdekje, e ndjekur nga India me afro 508 mijë të identifikuar pozitiv me Covid dhe më shumë se 15700 vdekje.

Mbretëria e Bashkuar renditet e pesta në grafikun e pandemisë. Në këtë vend ka patur deri tani mbi 310 mijë raste Covid dhe mbi 43490 mijë vdekje

Amerika Latine përfaqësohet në renditje nga Peruja dhe Kili me shifra që i rendisin pas Britanisë.

Në Peru janë regjistruar deri tani rreth 272 360 infeksione dhe afro 9000 vdekje kurse Kili ka raportuar 263 360 mijë të identifikuar pozitivë dhe mbi 500 viktima nga koronavirusi.

Ora 17:34
Ulet ndjeshëm numri i vdekjeve në Itali, regjistrohen 8 viktima dhe 969 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 8 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 716 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 969 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 188 584

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 175 raste të reja pozitiv për një total prej 240 136

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 2 viktima nga koronavirusi (totali 16 626).

Gjithashtu pas kryerjes së rreth 9500 testeve të tamponit, u identifikuan edhe 77 raste të reja të pozitivitetit Covid.

Gjithashtu në Rajon u regjistruan edhe 723 të shëruar për një total prej 66046

Totali i testeve të tamponit të kryera që nga fillimi i pandemisë është mbi 1 milion.

Ora 15:32
Covid/Rusi, regjistrohen rreth 7000 raste të reja infeksioni në 24 orë

Numri i të diagnostikuarve me infeksionin e COVID-19 deri më tani në Rusi ka shkuar në 627.646, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 8.969.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6.852 raste të reja me virusin dhe 188 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 393.352, me 9.200 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 750 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 219.354, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.714, me 20 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 18,7 milionë teste, përfshirë 305 mijë teste brenda 24 orëve të fundit.

Kryetarja e Agjencisë Federale Ruse të Turizmit (Rosturizm), Zarina Doguzova, bëri të ditur se nga 1 korriku, në 67 rajone të Rusisë në të cilat u zbatuan kufizime në kuadër të masave kundër COVID-19, do të hapet sezoni i turizmit.

Ora 15:08
Covid-Japoni, rekord i ri ditor infeksionesh në Tokio, shumë të prekur nën 30 vjeç

Me 56 infeksione të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, për një total infeksionesh prej më shumë se 6000, Tokio, në Japoni ka shënuar një rekord të ri ditor të rasteve të koronavirusit që nga fundi i majit, kur u hoq gjendja e jashtëzakonshme.

Ndër infeksionet e identifikuara në metropolin Tokio, më shumë se gjysma janë nën moshën 30 vjeç.

Rastet e Covid  në Tokio kishin treguar një prirje rënëse përgjatë gjithë muajit të kaluar dhe si pasojë më 25 maj u vendos të lehtësoheshin masat e kufizimeve të emergjencës shëndetësore në 5 prefektura të arkipelagut, përfshirë kryeqytetin.

Në shkallë vendi, Japonia ka raportuar një total prej mbi 18 mijë raste dhe rreth 1000 viktima që nga fillimi i pandemisë

Ora 09:01
Situatë dramatike në Brazil, regjistrohen 47 000 raste të reja në 24 orë

Në Brazil, 46.860 raste të reja të koronavirusit u regjistruan brenda 24 orëve, duke e çuar totalin në 1.274.974.

Autoritetet shëndetësore të kryeqytetit Brasilia kanë njoftuar edhe për 900 viktima të tjera Covid të regjistruara në ditën e fundit për një total prej 55961.

Epiqendra e epidemisë në vend është San Paolo ku ka 258.508 raste dhe 13.966 të vdekur.

Në Rio ka 108.497 infeksione dhe 9,578 vdekje.

Ora 08:57
Covid, rekord në SHBA: 40 mijë raste në vetëm 24 orë! Teksas dhe Florida vendosin kufizime të reja

Në Shtetet e Bashkuara, Covid vazhdon të rritet me ritme të larta dhe situata duket se ka dalë jashtë kontrollit. Të dhënat e fundit shënojnë një rekord të ri, tragjik: 40 mijë raste në një ditë të vetme. Një shifër e madhe që e rrit në më shumë se 2.4 milion numrin e njerëzve të infektuar që nga ardhja e epidemisë dhe për një total viktimash prej pothuajse 125 mijë. Numra megjithatë, rrezikojnë të mos tregojnë realitetin e dëmeve të shkaktuara nga Covid. Sipas disa vlerësimeve, të infektuarit mund të jenë dhjetë herë më shumë se ata që komunikohen zyrtarisht nga autoritetet, domethënë të paktën 23 milion.

Rekordi i 40 mijë infeksioneve të reja është i treti në tre ditë radhazi dhe është e lidhur me një valë të dytë pandemie që duket se po rritet në 11 shtete si Florida, e ndjekur nga Xhorxhia, Karolina e Jugut, Tenesi dhe Juta në disa prej të cilave janë rikthyer edhe disa nga masat e kufizimeve

Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv sipas të cilit baret do të mbyllen përsëri dhe kapaciteti i restoranteve do të ulet në 50% ndërkohë që numri i pacientëve të sëmurë me Covid në Teksas në dy javë është më shumë se dyfishuar dhe piku i infeksioneve u regjistrua të enjten me 6000 raste të reja.

Një vendim të ngjashëm me kufizimet e Teksasit mori edhe shteti i Florida pas regjistrimit të një rekordi infeksionesh: 8950 raste të reja brenda një dite, shumë më tepër sesa rekordi i javës së kaluar që ishte 5500.

Ndërsa rritja shpjegohet kryesisht nga rritja e testeve, ekspertët tregojnë se ka elementë të fortë për të besuar se virusi po kthehet, veçanërisht në jug dhe perëndim. Arizona, Texas dhe Florida janë ndër shtetet më të prekura, dhe gjithashtu në mesin e atyre që qeverisen nga republikanët të cilët nuk kanë vendosur masa kufizuese dhe kanë qenë të pandjeshëm ndaj përdorimit të maskave, në emër të rihapjes së ekonomisë, teze e mbështetur fort nga Donald Trump.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?