Covid/ Medikamenti i ri rus, vret 77,5% të virusit në 5 ditët e para

9 Korrik 2020, 11:44| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 11:46

  • Share

Një medikament i ri i zhvilluar nga një kompani farmaceutike ruse ka marrë aprovimin zyrtar duke rritur shpresat për trajtimin e sëmundjes së Covidit.

Në testet klinike ka rezultuar se ai lufton mbi 77 për qind të koronavirusit në pesë ditët e para.

“Coronavir” tani konsiderohet nga të parët në vend, por edhe në botë, që mund të luftojë vetë virusin Covid-19, dhe jo vetëm komplikacionet që ai shkakton në shëndet, sikurse ilaçet ekzistuese.

Nga testimet klinike që nisën në fundin e muajit maj, ka rezultuar se “Coronavir”-i përmirëson gjendjen e pacienteve në 55 për qind të rasteve brenda 7 ditëve të para, duke eliminuar madje mbi 77,5 për qind të virusit në vetëm 5 ditë.

Në shumicën e pacientëve në rrezik të mesëm shëndetësor, medikamenti ndaloi riprodhimin e koronavirusit.

“Coronavir”-i është ilaçi i tretë i regjistruar nga autoritetet ruse për trajtimin e Covid-19.

Në fillimin e qershorit, “Avifavir”-i iu shpërnda spitaleve vendore dhe tashmë Ministria ruse e Shëndetësisë e ka miratuar për përdorim shtëpiak te pacientët e diagnostikuar në fazat e para.

“Ilaçi është shumë efikas dhe nga përvoja jonë, ka funksionuar edhe te pacientët në Kinë. Ai e eliminon shpejt virusin dhe ul temperaturën e trupit krahasuar me grupet që marrin trajtimin e zakonshëm.”

“Avifavir”-i pritet t’u prezantohet të premten vendeve të Amerikës Latine, ndërsa kërkesat nuk kanë munguar edhe nga vendet e Europës dhe Azisë Juglindore.

Në testet paraprake, medikamenti arriti të kurojë deri 90 për qind të rasteve me Covid.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?