Një kafene në Gjermani ka festuar rihapjen e saj të madhe për klientët pas mbylljes prej pandemisë nga koronavirusi në një mënyrë të veçantë.
Por për të ruajtur distancën sociale midis klientëve, është menduar që këta të fundit të kenë sipës kokës tuba të lehtë me material plastikë të disenjuar plotë ngjyra
Që në ditën e parë të rihapjes ‘Cafe Rothe’ në Schëerin - një qytet në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore – u mbush me klientë, edhe të kuriozuar me zgjidhjen e mençur të pronares dhe shijuan kafen nën shoqërinë e një moti të mirë.
Në vend që të përdornin shenja në dysheme apo të vendosnin ndarëse xhami mes tavolinës, pronarja e kafenesë shpërndau këto lloj ‘kapelesh shumëngjyrësh’ për ti mbajtuar mbi kokën klientët e saj të përditshëm.
Pronarja Jaqueline Rothe, 52 vjeçe, i tha CNN se shumë klientë ishin të lumtur me zgjidhjen e saj dhe u mblodhën në kafene për të shijuar kafe, ëmbëlsira apo edhe birrë.
"Kjo është një metodë e përkryer për t'i mbajtur klientët larg nga njëri tjetri por njëkohësisht është edhe argëtim", tha ajo.
Kafenetë dhe dyqanet e ëmbëlsirave zakonisht kanë 36 tavolina brenda dhe 20 jashtë në mot të ngrohtë, tha Rothe.
"Por me masat e reja të higjienës dhe distancës sociale kemi vetëm 12 tavolina brenda dhe vetëm tetë jashtë", tha ajo, duke shtuar se tavolinat e tyre para pandemisë nga koronavirusi ishin larg nga njëra tjetra vetëm 80 cm.
‘Tani po përdorim vetëm gjysmën e kapacitetit” – tha Rothe.