Meshkujt kanë më shumë gjasa ta kalojnë më rëndë sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi sesa gratë për shkak se kanë një përgjigje më të dobët imunitare të organizmit të tyre.
Studiuesit zbuluan se pacientët meshkuj kanë mungesa në prodhimin e disa lloj qelizave imunitare të cilat luftojnë Covid 19 dhe inflamacionin.
Sistemi imunitar i femrave nga ana tjetër përgjigjet shumë më fort dhe ky reagim i tij nuk zvogëlohet me moshën, sic ndodh tek burrat.
Ekipi i Universitetit të Yale që kreu hulumtimin, thotë se një zbulim i tillë hedh dritë mbi dallimet mes gjinive kur vjen fjala tek vaksinat dhe trajtimet, pasi ndoshta, mund të nevojitet që ato të jenë të ndryshme në mënyrë që të jenë sa më efikase për secilin.
Në Britani kërkuesit që studiuan më shumë se 17 milionë të rritur, zbuluan se meshkujt ishin dy herë më të rrezikuar se femrat që të vdisnin nga koronavirusi.
Dhe të dhënat nga Kina, ne fillimet e krizës, dëshmonin se të paktën dy të tretat e pacientëve që ndërruan jetë prej sëmundjes, ishin burra. Ndërkohë deri tani, nuk kishte qene fort e qartë përseja e këtij fenomeni.