Covid, Ministri i Jashtëm Di Maio: Italia e gatshme për turistë, BE jo me ‘listë të zezë’

18 Maj 2020, 15:43| Përditesimi: 18 Maj 2020, 15:46

  • Share

Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio tha se "Nga 3 qershor Italia do të fillojë përsëri të presë turistët. Përveçse ne do të jemi në gjendje të lëvizim midis rajoneve, do të jemi të gatshëm të mirëpresim qytetarët evropianë që duan të kalojnë pushimet e tyre në Itali në mënyrë të sigurt”.

Deklarata e Di Maio iu drejtua disa homologëve të tij të disa vendeve të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Austrinë.

Di Maio tha gjithashtu se "Është e papranueshme që midis vendeve të BE të ketë listë të zezë, duke nënkuptuar se disa vende të Unionit janë shprehur kundër hapjes së kufijve të tyre për shtetasit italianë si dhe pro marrëveshjeve bilaterale midis vendeve për hapjen e kufijve.

Kryeministri Italian Giuseppe Conte është shprehur më pare se Italia është kundër këtyre lloj marrëveshjeve dhe se BE duhet të ketë një politikë të përbashkët për rihapjen e kufijve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?