Situata e COVID-19/ Ministri i Jashtëm: Nga 3 qershori Italia do të rihapet 360 gradë për turistët

19 Maj 2020, 10:09| Përditesimi: 19 Maj 2020, 15:12

  • Share

Europa kërkon të bëj pushime teska sektori i turizmit po përpiqet të mbijetojë këtë vit të tmerrshëm prej pandemisë nga koronavirusi.

Ministri i Jashtë italian Luigi di Maio tha se: Nga 3 qershor Italia do të rihapet 360 gradë. Përveçse do të jemi në gjendje të lëvizim ndërmjet rajoneve, jemi të gatshëm të mirëpresim qytetarët europianë që duan të kalojnë pushimet e tyre në Itali. Di Maio tha se ndërkohë është digasteri i tij është duke punuar me qeveritë e vendeve europiane për koordinimin e veprimeve dhe promovimin e turizmit mes vendeve.

Di Maio tha gjithashtu se "Është e papranueshme që midis vendeve të BE të ketë listë të zezë, duke nënkuptuar se disa vende të Unionit janë shprehur kundër hapjes së kufijve të tyre për shtetasit italianë si dhe pro marrëveshjeve bilaterale midis vendeve për hapjen e kufijve, të cilat sipas Di Maio janë të papranueshme për Europën e Bashkuar

Më pare, Kryeministri Italian Giuseppe Conte është shprehur se Italia është kundër këtyre lloj marrëveshjeve dhe se BE duhet të ketë një politikë të përbashkët për rihapjen e kufijve.

Por duket se jo vetë Italia dhe Spanja po nxitojnë të rikuperojnë humbjet në sektorin e turizmit. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka deklaruar pas një konference video me dhjetë kolegë evropianë në Berlin, se ishte gati për një rivendosje graduale dhe të koordinuar të lëvizjes së lirë në Evropë dhe se Berlini, duke filluar nga 15 qershori do revokojë dekretin i cili parashikonte udhëtime turistike në Gjermani vetëm nga pak vende kufitare.

Ndërkohë, njëmbëdhjetë vende të tjera të BE dëshirojnë heqjen e detyrimit të karantinimit për turistët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?