Covid/ Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në karantinë...oficeri i sigurisë i infektuar

23 Shtator 2020, 15:45| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 15:47

  • Share

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas iu nënshtrua sot regjimit të karantinës si një masë paraprake, pasi zbuloi se një nga oficerët e tij të mbrojtjes personale është prekur nga Covid.

Autoritetet e ministrisë njoftuan se Maas iu nënshtrua testit të tamponit dhe rezultati I parë ishte negative

Dje u njoftua gjithashtu se edhe Presidenti i KE-së, Charles Michel iu nënshtrua karantinës pasi një nga oficerët e tij të sigurisë, me të cilin ishte në kontakt të ngushtë në fillim të javës së kaluar, ishte pozitiv për Covid-19.

Michel, i është nënshtruar testeve të rregullta, doli negativ dje, por në përputhje me rregullat belge ai tani është në karantinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?