Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Kosova & Rajoni

COVID/ Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut thirrje qytetarëve: Respektoni masat, mos organizoni festa në shtëpi

12 Nëntor 2021, 12:53| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 12:55

  • Share

Maqedonia e Veriut është përballur me një rritje të rasteve të infeksionit me COVID, ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe doli sot me një deklaratë për mediat ku i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID.

Ditën e sotme Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në Maqedoninë e Veriut pritet të mblidhet për të dhënë propozimet dhe pikëpamjet pas analizave të fundit të gjendjes me koronavirusin në vend.

Filipçe i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht tani që po afrohen edhe festat e fundvitit.

 “Gjendja epidemiologjike në Maqedoni ka rritje të të diagnostifikuarve me coronavirus duke nisur nga periudha e dy javëve. Analizat tregojnë se përqindja e rasteve të reja javën e kaluar krahasuar me javën paraprake është rritur për 25% Vjen mot i ftohtë dhe do të ketë grupime më të shpeshta të qytetarëve në hapësira të mbyllura. Tani janë ato festat familjare dhe unë i lus qytetarët të mos organizojnë këto festa ose nëse organizojnë të jenë në numër më të vogël”, ka thënë Filipçe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?