Shëndeti

COVID/ Ministria e Shëndetësisë kërkesë ministrit italian: Rishikoni kufizimet e udhëtimeve për shqiptarët

12 Nëntor 2021, 14:49| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 14:55

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ia ka kërkuar ministrit italian të Shëndetësisë, Roberto Speranza-s rishikimin e kufizimit të udhëtimeve për shqiptarët.

Italia mbylli kufijtë me shqiptarët, duke lejuar vetëm ato për arsye pune apo shëndetësore, ndërsa Manastiliu argumentoi kërkesën e saj duke u shprehur se ka një përmirësim të situatës epidemiologjike në vend, në krahasim me disa javë më parë.

Nga ana tjetër, ministri Roberto Speranza u angazhua për të konsideruar rishikimin e këtij vendimi.

“Paralelisht me listimin e vendeve nga Bashkimi Europian, ne bëjmë analizën bazuar në vlerësimet tona, duke nxjerrë urdhëresa që janë me një periodicitet të caktuar. Në fillim të muajit dhjetor ne do të rivlerësojmë urdhrin, në varësi të situatës epidemiologjike”, tha Speranza.

Manastirliu ishte sot në Romë, ku u firmos marrëveshja 5-vjeçare e bashkëpunimit me Ministrinë italiane të Shëndetësisë, për sigurimin e faktorit jetëshpëtues për të gjithë fëmijët me sëmundje të lindura të gjakut.

 “Me këtë memorandum mirëkuptimi ne hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit, duke siguruar faktorët e gjakut për fëmijët hemofilikë, jo vetëm për trajtimin, por tashmë edhe për profilaksinë. Me këtë marrëveshje do të mundësojmë edhe shtrirjen e rrjetit të qendrave kombëtare të trajtimit të të prekurve për sëmundje të lindura të gjakut”, tha Ministrja Manastirliu.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?