Covid, mjekët: S’ka vend për panik! Shenja si të virozave

9 Shtator 2023, 14:38| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 15:19

  • Share

LEZHE - “COVID 19” është rikthyer në Lezhë. Gjatë ditëve të fundit është regjistruar një numer i kosiderueshem rastesh, sidmos tek fëmijët. Shefi i repartit të peidiatrisë Bardhok Gjoka, tha se nuk ka vend për panik, pasi pacientët kanë simptoma të lehta, të ngjashme me virozat e stinës.

‘Rastet që i kemi të shtruar nuk janë në gjendje alarmante. Kemi një rast konkret të një familje me 3 fëmijë dhe prindërit me Covid, por situate është e qetë. Simptomat janë kollë dhe temperaturë deri në 38. Nuk ka vend për panik sepse Covidi tashmë është kthyer si virozë”. Gjithsesi kujdesi duhet sepse tani që fillon shkolla, kopshte e cerdhet duhet më shumë kujdes’, tha  Bardhok Gjoka

Drejtuesi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier, Arbër Arapi shprehet aktualisht janë 98 të prekur nga Covid, por asnjë në gjendje të rëndë.

“98 të prekur aktualisht në bashkitë Fier, Patos e Roskovec. Kemi dhe disa të shtruar në spital pa rrezik për jetën. Shenjat janë kollë, temperaturë por të menaxhueshme nga mjekët” tregon Arbër Arapi.

Pjesa më e madhe e të prekurve me Covid-19 pas vizitës në qendrat shëndetësore apo urgjencat spitalore trajtohen me mjekim në shtëpi.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?