COVID/ Mjeku shqiptar në Londër për Report Tv: Doza përforcuese të merret më herët se 6 muaj pas së dytës! Omicron fillimi i fundit të pandemisë? Epidemiologu: E paparashikueshme

7 Janar 2022, 13:58| Përditesimi: 7 Janar 2022, 14:23

  • Share

Në një kohë kur varianti Omicron është bërë mjaft agresiv për sa i përket transmetueshmërisë, eksperti i Shëndetit Publik dhe drejtues i programit të Track & Trace në Southwark, Londër, Laidon Shapo, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” , u shpreh se doza përforcuese e vaksinës anti-COVID duhet të merret edhe në Shqipëri 2-5 muaj pas marrjes së dy dozave të para dhe jo 6. Ai shtoi se kjo praktik është edhe më e domosdoshme të ndiqet për stafet mjekësore dhe personat mbi 65 vjeç, kjo për shkak të ekspozimit të lartë që kanë ndaj COVID-19.

“Në Shqipëri është e domosdoshme marrja e dozës së tretë dhe nuk duhet të presin deri në gjashtë muaj pas marrjes së dy dozave të para, por 2-5 muaj, siç aplikohet këtu në Britani dhe në vende të tjetra të Evropës. Për ata të cilët janë në vijën e parë të fronit, apo personat mbi 65 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese, duhet të aplikohet doza e tretë pa kaluar 6-muajshi.”, u shpreh ai.

I ftuar në studion e Report Tv, ishte edhe epidemiologu Fabian Cenko i cili tha se pavarësisht se Omicron ka prodhuar këtë rritje drastike të infektimeve ditët e fundit, ende nuk dominon në vendin tonë.

“Fillimisht kjo ka të bëjë me variantin Omicon, pasi ka transmetueshmërinë më të lartë nga çdo variant tjetër, por është edhe një variant që edhe për shkak të mutacioneve të shumta që ka pasur, ka bërë që edhe personat e vaksinuar, ose ata që e kanë kaluar, të manifestojnë shenja të virusit. Jemi në një vonesë 2-3 javore nga vendet e Evropës, unë besoj që ende nuk jemi në dominimin e rasteve Omicron. Ky variant është ai që po prodhon këtë rritje drastike të rasteve, por ende nuk dominon.”, tha ai.

Ai shtoi se edhe nëse e gjitha popullata do të ishte vaksinuar, këtij varianti nuk do të mund t’i “shpëtonim”, duke shtuar se në këtë rast numri i personave të shtruar në spital, rasteve të rënda dhe fataliteteve do të ishte më i ulët.

“Nëse të gjithë do të ishin teorikisht të vaksinuar, ose do të kishin nivele më të larta se ato që kemi, me këtë valë Omicroni, ndoshta nuk do t’i shpëtonim një rritje të rasteve, por do të kishin një reflektim më të zbutur të shtrimeve në spital, rasteve të rënda apo edhe atyre fatale.”, mjeku.

“Omicron fillimi i fundit të pandemisë?”, i pyetur lidhur me këtë, Shapo tha se Omicron ngjan me variantin që ka për qëllim të përhapet sesa të sjellë pasoja, duke shtuar që është me rëndësi sapo kuptojmë që jemi të infektuar të izolohemi, për të këputur zinxhirin e tranmetueshmërisë.

“Omicroni i ngjan një varianti “boosteri”, pasi nëse jemi vaksinuar dhe infektohemi, shanset janë që ky mund të na bëjë më të fortë. Omicroni ngjan me variantin që do të përhapet më shumë sesa të sjellë pasoja. Është variant që edhe ata i ka lënë në shtëpi, pa vajtur në shtëpi, është në infeksion që nuk është edhe aq i butë sa pretendohet. Është e rëndësishme ta kapim sa më herë dhe të izolohemi, në mënyrë që të këpusin zinxhirin transmetues dhe ndoshta ko do të jetë trokitja finale e pandemisë.”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër Cenko tha se nuk është i sigurt nëse ky do të jetë varianti i fundit, por tha se kështu ndodh që me kalimin e kohës viruset bëhen më pak agresiv dhe më shpejtë të tranemetueshëm.

“E vërteta është se variante evoluojnë, duke u bërë gjithnjë më pak agresiv dhe gjithnjë më të transmetueshme. Megjithatë a është ky i fundit, apo i parafundit, këtë nuk e dimë kjo është e paparashikueshme.”, tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?