Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar për 307.930 raste të reja të Covid-19 në të gjithë botën në 24 orët e fundit.
Ky është numri më i lartë i infeksioneve të regjistruara në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.
Regjistrimi i mëparshëm u raportua më 6 shtator, kur pati 306.857 raste.
Në të gjithë botën totali i personave të prekur nga Covid ka kapërcyer pragun e 29 milionë kurse numri i përgjithshëm i vdekje, që prej fillimit të pandemisë, raportohet të jetë rreth 925 mijë.
Në grafikun e emergjencës shëndetësore Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur me 194,033 vdekje, pasuar nga Brazili (131,625), India (78,586), Meksika (70,604) dhe Mbretëria e Bashkuar (41,623).
India, 92,000 raste të tjera brenda 24 orësh
Për të tretën ditë radhazi, në Indi numri i rasteve të reja të identifikuar me koronavirus ka kapërcyer 90 mijë në 24 orë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar në Indi është rreth 5 milionë
Të shëruarit
Gjithsej 21.031.016 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA (3.974.949), Indi (3.780.107), Brazil (3.573.958), Rusi (876.225) dhe Kolumbi (599.385)
Franca, pas disa ditësh me 10 mijë raste të reja infeksioni, prej dy ditësh po raporton shifra në rënie…sot autoritetet deklaruan se gjatë 24 orëve të fundit ka patur 6158 raste të identifikuar me Covid si dhe 34 viktima.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, totali i të prekurve në Francë, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 387 252 kurse numri I përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 30 950.
Britania e Madhe regjistroi sot 2621 raste të reja infeksioni dhe 9 vdekje.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, totali i të prekurve ka shkuar në 371 125 kurse ai i viktimave në 41 637
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi (dje ishin 7)
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.624
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1008 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1458) për një total prej 288,761 të prekurish nga Covid.
Gjithashtu pati edhe 316 të shëruar, për një total prej 213,950 raste pacientësh.
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 125 raste të reja pozitiv.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.901 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103464
Nga sot në Angli nis "Sundimi i gjashtës". Çfarë do të thotë? Për shkak të rritjes së mprehtë të infeksioneve të koronavirusit në ditët e fundit (vazhdimisht mbi 3000, gati 3500 dje), që nga sot qeveria e kryeministrit Boris Johnson ka vendosur ndalimin e takimeve dhe grumbullimin e më shumë se 6 personave që nuk i takojnë të njëjtës bërthamë familjare, si në ambiente të mbyllura ashtu dhe në ato të hapura. Deri tani kufiri I grumbullimit të njerëzve ishte deri 30 persona.
Duke qënë se nga rregulli janë të përjashtuar sektorët e prodhimit, zyrat, bizneset, dasmat, funeralet, institucionet fetare, eventet sportive të hapura për publikun dhe sigurisht shkollat, masa e re e "rregullit të gjashtës” do të ndikojë kryesisht në pub-et, restorantet dhe vizitat në shtëpi.
Por nëse në restorante nuk do të ketë më tavolina me më shumë se gjashtë persona, si mund të kontrollohen takimet private? Edhe gjatë momenteve më të vështira të bllokimit prej pandemisë, policia britanike ka kryer shumë rrallë kontrolle për respektimin e masave…Tani situata duket se del nga kontrolli, veçanërisht tek të rinjtë, grupi 18-25 vjeç që përfaqëson pothuajse 40% të infeksioneve.
Franca ka regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara 7183 raste të reja Covid dhe 6 vdekje.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins totali i të identifikuarve pozitiv është rritur në 381 004 për një total prej 30916 viktima që prej fillimit të emergjencës shëndetësore
Në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 24 orëve të kaluara pati 3330 raste të reja koronavirusi dhe 5 vdekje. Sipas raportimeve të autoriteteve numri total i të prekurve është 368 504 kurse rastet e vdekjeve që prej fillimit të pandemisë kanë shkuar në 41628
Gjermani ka regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara 701 raste të reja Covid dhe 1 vdekje.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins totali i të identifikuarve pozitiv është rritur në 261 247 për një total prej 9428 viktima që prej fillimit të emergjencës shëndetësore
Izraeli në mbyllje totale për tri javë
Kemi vendosur për një bllokim total trijavor duke filluar prej ditës së premte, me mundësinë që të shtrihemi përtej këtij harku kohor, deklaroi nga kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu në fund të një seance të jashtëzakonshme të qeverisë.
“Ne presim që të zgjasë të paktën deri në festën e Simchat Torahut, më 10 tetor’’, shtoi ai.
Në përgjigje të një pyetjeje mbi menaxhimin e pandemisë, Netanyahu mohoi prerazi se qeveria e tij kishte dështuar në frenimin e pandemisë dhe se ajo po bën maksimumin për përballjen me të.
Bllokimi i dytë do t'i kushtojë ekonomisë, e cila është në recension për shkak të pandemisë, rreth 6.5 miliardë sikla.